Home » Futboll » Palermo e do gjithqysh Behramin

Palermo e do gjithqysh Behramin

Futbollisti Valon Behrami mbetet në qendër të vëmendjes te klubit i njohur italian, Palermo.

Kjo skuadër nuk heq dorë nga shërbimet e tija, por është e bindur se gjatë verës do të transferojë Behramin në radhët e veta nga skuadra e West Hamit.

Behrami me gjithë ofertat që ka pasur gjatë afatit kalimtar dimëror, nuk ka pasur kush që ka mundur të ia mbush mendjen që të lëshojë West Hamin.

Shqiptari me nënshtetësi zvicerane, reprezentues i Zvicrës, edhe në afatin kalimtar dimëror ishte i kërkuar nga Palermo, por pa sukses. Skuadra e Palermos është e gatshme të shkel shifrën shtatë milionë funte për Behramin, vetëm e vetëm ta sjellë në mjedisin e vet.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni