Home » Basketboll » Nowitzki nuk do ta ndihmojë Gjermaninë në Botëror

Nowitzki nuk do ta ndihmojë Gjermaninë në Botëror

Ylli i basketbollit Dirk Nowitzki nuk do ta ndihmojë Gjermaninë në Botërorin 2010, që do të mbahet muajin e ardhshëm në Turqi.

Këtë e ka bërë të ditur Federata e Basketbollit e Gjermanisë të martën. Aloqendra e skuadrës së NBA-së, Dallas Mavericksave, Nowitzki, do të koncentrohet në kampionatin e ardhshëm të NBA-së, por ai do të kthehet në përfaqësuese për Evropianin 2011 që njëherësh shërben edhe si turne kualifikues për Olimpiadën 2012 që mbahet në Londër.

“Verën e ardhshme do të provoj skuadrën që të arrijmë synimin tonë të përbashkët, kualifikimin në Olimpiadë”, ka thënë Nowitzki.

Nowitzki ditë më parë firmosi kontratë të re katërvjeçare me skuadrën Dallas Mavericks, të vlefshme 80 milionë dollarë. Gjermani 32-vjeçar do të jetë njëri prej shumë yjeve që do të mungojnë në Botërorin 2010 në Turqi. Po ashtu nuk do të paraqiten për SHBA-në asnjëri nga yjet që fituan të artën në Olimpiadën 2008.

Nowitzki nuk ishte paraqitur për Gjermaninë as në Evropianin e vitit të kaluar të mbajtur në Poloni.

“Unë kam firmosur kontratë me Dallasin, ku janë krijuar kushte të reja në skuadër dhe dua të koncentrohem 100 për qind këtë verë në NBA”, ka thënë Nowitzki.

Nowitzki është ylli më i madh i basketbollit gjerman. Ai ka 12 vjet që luan në NBA, ndërsa nëntë herë ishte zgjedhur në ndeshjen “All-Star” të kësaj lige. Ai ishte MVP i NBA-së në vitin 2007. Në janar të këtij viti u bë vetëm basketbollisti i 34-t në histori të NBA-së që arriti shifrën e 20 mijë pikëve në karrierë. Ai është aktualisht në pozitën e 27-të në listën e shënuesve më të mirë të të gjitha kohërave në NBA. /KohaNet

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni