Home » Sporte tjera » Noti…

Noti…

Noti është një nga sportet e rralla në Kosovë, që kohëve të fundit, sidomos në konkurrencën individuale ka shënuar rezultate të lakmueshme.

Pothuajse, të gjitha të mbërrimet, në gara shtetërore apo edhe ndërkombëtare, me disa përjashtime të vogla, kanë emëruesin e përbashkët: Klubi i Notit “Scan Color” nga Prishtina!

Në këtë klub, në saje të entuziastit, profesorit të edukatës fizike dhe shumë të vyeshmit e vizionarit, Enver Haradinaj, menjëherë pas luftës, kishte filluar grumbullimi i talenteve të notit. Interesimi ishte i madh. U bë seleksionimi dhe filloi puna e përditshme, madje me dy e tri seanca stërvitore. Anipse në kushte shumë të vështira, por gjithsesi është për t’u veçuar hoteli ” Madrid”, që atëherë kishte të vetmen pishinë të mbuluar dhe të dimensioneve rekreative, interesimin i të rinjve për ta mësuar notin ishte i madh! Verë e dimër punohej pa ndërprerë.

Talentet dëshmoheshin prej ditës në ditë. Një tog syrësh u nda nga të tjerët me mëtim të ngritjes së cilësisë, të përsosjes së stileve, të përshpejtimit të përshkimit të shtegut. Sa puna e përkushtimi, sa kujdesi, sa mësimi për të mbërritur atje ku kishte synuar Haradinaj, i cili thumbohej nga të gjitha anët, sepse kishte arritur ta marr primatin, me djemë e vajza nëpër të gjitha garat e Kosovës.

Ai kishte idenë që edhe në rajon e më gjerë do të mund të arrinte rezultate. Dhe, këtë ëndërr e sendërtoi kur arriti normë olimpike me Daulina Osmanin, e cila shumë shpejtë në botën shqiptare mori nofkën “delfini”. Ishte e papërmbajtshme dhe e pakonkurrencë në notin e Kosovës, në atë të Shqipërisë, për të qenë yll edhe në shumë gara të tjera. Krah i saj edhe të tjerët Lum Zhaveli, Drita Zeqiri etj., që bashkërisht shumë herë gëzuan opinionin me rezultate që nuk i kishte pasur ndonjëherë noti i Kosovës!

Haradinaj, vazhdon punën, vazhdon të nxjerrë talente, por përse nuk kishte rezultate të mira në maratonën e Batllavës, ndoshta është edhe arsya që Daulina Osmani, sot është anëtare e ekipit “Arena” të Pulës në Kroaci!?

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni