Me ndeshjet finale që u zhvilluan në Prishtinë përfundoi edhe Kampionati i Kosovës për grup-moshën më të re pionierët e vjetër (apo më mirë të thuhet kadetët e rinj).
Ku triumfoi me meritë pa pësuar asnjë humbje në të gjitha takimet e zhvilluara Drenica Drenasit e cila në finale e mundi Prishtinën me rezultat 17:10 dhe trofeun e fituesit të këtij edicioni kapitenit Shpëtim Mehmeti ja dorëzoi sekretari i përgjithshëm i FHK-së Izet Gjinovci.
Skuadra e Drenicës e cila edhe ne dy turnet e zhvilluara në Gjakovë dhe Prizren në kuadër të grupit B nuk pësoi asnjë humbje duke shënuar të gjitha fitore, me dy fitoret në pjesën finale pasi treguan lojë të mirë efikase dhe mbi të gjitha kolektive, ja dolën të stolisen me titullin e më të mirit që padyshim edhe merituan këta djelmosha, të cilët po udhëhiqen nga trajnerët e rinj dhe perspektiv Hasi-Mehani, por të përkrahur edhe nga Kryesia e KH Drenica në krye me z.Naim Bazaj e ne veçanti drejtori Hajzer Qorri i cili gjithnjë është pran skuadrës dhe ka kontribut të pakontestueshëm. Duhet theksuar se KH Drenica edhe në grupmoshën e kadetëve doli Kampione e Kosovës, çka tregon se ky kolektiv është orientuar me punë me grup-mosha të reja, për çka duhet përkrahur dhe nxitur që kjo punë të vazhdoi edhe në të ardhmen. Në fund duhet falënderuar të gjitha skuadrat pjesëmarrëse për nivelin e treguar, që krahasuar nga vitet e kaluara është në rritje, por duhet kritikuar disa klube që në një mënyrë apo tjetër dështuan si KH KEK-u, KH VJOSA, por deri diku edhe KH Trepça e cila nuk po mund të organizohet assesi me grup-mosha të reja, edhe pse dihet se FHK-ja më së shumti ka investuar në shkollimin e trajnerëve nga ky qytet. Mirëpo, pozitive ishte se SHGJHK-ja ishte ne nivelin e lartë bashkëpunues me Komisionin e garave, sepse të gjitha ndeshjet i gjykuan kandidatët për gjyqtarë të rinj të hendbollit, të cilët për mes shkollimit të organizuar nga FHK-ja në bashkëpunim me SHGJHK-në dhanë edhe një provim në ngritjen e cilësisë se referimit.
REZULTATET PERFUNDIMTARE
LIGA E PIONIERËVE
REZULTATET DHE PLASMANI
GJYSMËFINALET:
Meshkujt
Prishtina – Liridoni 22:18(6:9)
Drita – Drenica 18:21(9:9)
NDESHJA FINALE
Konkurrenca e meshkujve
Prishtina – Drenica 10:17(6:7)
Ndeshja për plasman – për vendin e tretë
Liridoni – Drita 17:19(7:11)
Drenica
Prishtina
Drita
Liridoni









