Home » Atletikë & Olimpiadë » Njeriu më i shpejtë në botë

Njeriu më i shpejtë në botë

Mitingu i Ligës së Diamandtë, i zhvilluar në Paris, ishte një prej ngjarjeve kryesore të sportive në fundjavë, kurse ylli kryesor i kësaj gare ishte Jusein Bolt.

Atleti nga Xhamajka në këtë miting e fitoi garën 100 metrave me kohë 9,84 sekonda. Para 5 vjetëve kjo kohë do të paraqiste rekord botëror, kurse lehtësia me të cilën Bolt e arriti këtë kohë dhe e përfundoi garën, është edhe një dëshmi se Bolt është një prej sportistëve më të mirë në botë dhe një prej atyre njerëzve që dominojnë egërsisht ndaj konkurrencës.

Xhamajka – vendi i sprinterëve

Xhamajka është një shtet i varfër në Amerikën e Mesme që në botë njihet kryesisht për atletë cilësorë dhe muzikë rege. Ky shtet është vendlindja e shumë spirinetrëve të njohur përgjatë historisë së sportit edhe pse jo të gjithë prej tyre kanë garuar për Xhamajkën, madje Linford Kristi e Donivan Bejli, dy kampionë botërorë e olimpikë kanë lidhur në Xhamajkë por kanë fituar medalje për shtete tjera. Jusein Bolt, i lindur më 1986 dhe si fëmijë ka luajtur futboll dhe kriket. Bolt nuk kishte filluar të ushtrojë atletikë deri kur u regjistrua në shkollë të mesme dhe kur trajnerii shkollës e pa potencialin e tij për gara të sprintit.

Si fëmijë Bolt ka qenë tip shumë i hareshëm dhe pak dembel. Pikërisht, mungesa e vullnetit për punë dhe fati që gjithnjë më shumë preferonte ndonjë shaka të mirë sesa treningun serioz ka bërë që trajnerët të mos besojnë se ai mund të shndërrohet në atlet të klasit botëror, por talenti i tij enorm dhe parakushtet e shkëlqyeshme fizike tregonin se Bolt ka potencial shumë të madh. Bolt ishte 15 vjeçar më 2002, kur në Xhamajkë u zhvillua kampionati botëror për juniorë. Me 195 cm gjatësi, hap shumë të gjatë dhe shpejtësi të madhe për moshë të tij, Bolt hyri në kampionat duke dashur të matet me konkurrencën ndërkombëtare. Bolt e fitoi garën e 200 metrave dhe fitoi edhe dy medalje të arta si pjesë e stafetave të Xhamajkës. Ai u bë fituesi më i ri në moshë i medaljes së artë për juniorë dhe që nga ajo garë e tërë bota tashmë kishte dëgjuar për Jusein Boltin dhe priste gjëra të mëdha nga ai. Më 2004, derisa ende ishte junior, Bolt filloi të garojë si profesionist dhe pikërisht ky vit ishte vendimtar për karrierën dhe sukseset e tij. Bolt ishte pjesë e reprezentacionit të Xhamajkës në Lojërat Olimpike të Athinës dhe garoi në 200 metra, por një lëndim në këmbë bëri që ai të eliminohet herët. Sidoqoftë, përvoja e të qenit në Lojëra Olimpike për Boltin e ri ishte shumë e çmueshme. Pikërisht gjatë qëndrimit në Athinë, Boltit i janë ofruar disa mundësi për të ushtuar dhe studiuar në kolegje të njohura amerikane, por ai i refuzoi të gjitha duke vendosur të qëndrojë në vendin e tij.

Shpërthimi në skenën botërore

Universiteti Teknologjik i Kingstonit dhe klubi i atletikës i këtij Universiteti kanë famë botërore. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se edhe kushtet në klub janë të nivelit botëror. Në fakt, atletët ushtrojnë në salla shumë primitive, kurse për ndarjen e korsive në shtegun kryesor të vrapimit përdoret nafta, e jo ngjyra si në të tërë botën, cilësia e shtegut është shumë nën nivel, por këtë klub dhe në këtë shteg punojnë disa prej trajnerëve më të mirë në botë dhe programi i tyre i sprintit për më shumë se një dekadë po dëshmohet se është më i miri në glob.

Pikërisht në kushte të atilla Bolt kishte vazhduar stërvitjet dhe kishte filluar të marrë pjesë në disa gara në Evropë. Një lëndim dhe një aksident në komunikacion e shtynë ardhjen e Boltit në skenën globale, por pasi i tejkaloi edhe këto vështirësi Bolt shkoi në Kampionatin Botëror në Osaka më 2007 dhe morri medalje të argjendtë në garën e 200 metrave. Ky ishte momenti vendimtar në karrierën e tij meqë ai u bind se është atlet i nivelit botëror dhe për një vit Bolt, në saje të një regjimi të paparë të ushtrimeve u shndërrua në njeriun më të shpejtë në botë.

Lojërat Olimpike të Pekinit ishin ngjarje madhore sportive, kurse para fillimit të tyre ishin sportistët si Majkël Felps, Kobi Brajant, Rafael Nadal e Roxher Federer ata që kishin vëmendjen e të gjithëve. Në atletikë tregim kryesor ishte lëndimi i Liu Kziangut, shpresës më të madhe të kinezëve për medalje në këtë sport. Por vrapimet e Boltit bënë që “mbretëresha e sporteve” sërish të merrte vëmendje të madhe në Lojëra Olimpike dhe e shndërruan atë në një nga yjet e këtyre Lojërave.

Bolt fitoi tri medalje të arta, dy individuale dhe një në stafetë, theu dy rekorde botërore në 100 dhe në 200 metra dhe sikur kjo të mos ishte shok i mjaftueshëm ai u bë i famshëm për faktin se të dyja rekordet i theu duke ngadalësuar në metrat e fundit. Kjo bëri vrapimi i Boltit të komentohet e analizohet nga i madh e i vogël, kurse rreth tij të bëjnë edhe studime shkencore të shumta. Më pas, me pamjet e Boltit duke ngadalësuar në metrat e fundit të garave, u mësuam të gjithë dhe pas Pekinit, Bolt ishte një prej sportistëve më të famshëm dhe më të mirë në botë me shumë meritë. Një vit më pas në Kampionatin Botëror në Berlin, Bolt sërish tehu rekorde në 100 dhe në 200 metra duke i mahnitur të gjithë dhe duke bërë për herë të parë që garat e sprintit të duken monotone dhe të përfundojnë me distancë disa metërshe midis konkurrentëve.

Potencial i (pa) kufizuar

Mënyra se si Bolt dominon ndaj konkurrencës është gati jo e drejt sepse ai mund të fitojë çdo garë të sprintit me shumë lehtësi, kurse analizat e shumta kanë vërtetuar se ai asnjëherë nuk vrapon në maksimum të mundësive të tij. Ky fakt është shumë dëshpëruar për atletët e tjerë, të cilët realisht nuk mund të quhen konkurrentë të tij. Bolt mund të vendosë kohë dhe rekorde që mund të mbesin të paprekshme për dekada të tëra.

Bolt në Mitingun e Parisit në këtë fundjavë pati start të dobët dhe fitoi me lehtësi. Ai në këtë mënyrë mund të fitojë në çdo miting e kampionat ku vendosë të garojë. Adhuruesve të sportit u mbetet vetëm të kënaqen dhe të mahniten me sukseset e tij dhe të mësohen të shohin gara mbase monotone në spritn, diçka që deri vonë është besuar se është e pamundur. /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni