Home » Boks » Nis beteja për postin e kryetarit të FBOXK-së!?

Nis beteja për postin e kryetarit të FBOXK-së!?

“Askush nuk mund të ma mohojë kandidaturën për kryetar, as të më ndalojë që të jem pjesëmarrës në kuvend, por do të jem këmbëkryq në kuvendin zgjedhor”, ka thënë Aziz Salihu.

Dashamirët e boksit me padurim presin mbajtjen e Kuvendit zgjedhor të Federatës së Boksit të Kosovës dhe të shohin se kush do të jetë në mandatin e ardhshëm katërvjeçar. Merret vesh zyrtarisht se kandidati i parë për kryetar është kryetari i tashëm, Ramadan Selimi.

Sipas zyrtarëve të federatës thuhet se deri të martën në orët e vona të pasdites askush tjetër nuk e ka paraqitur kandidaturën për kryetar të federatës. Sipas burimeve brenda federatës pritet të shtunën të dalë ndonjë kundërkandidat ndaj kryetarit aktual, Selimit.

Me gjithë përpjekjet e pareshtura nuk kemi mundur të kontaktojmë kryetarin Selimi, i cili veç ka paraqitur kandidaturën. Nga ana tjetër, ish-boksieri i mirënjohur, Aziz Salihu thotë se e ka paraqitur kandidaturën për kryetar, por sipas tij, iu është refuzuar.

“Më kanë refuzuar kërkesën gjoja se klubi Prishtina nuk është i regjistruar në federatë dhe nuk i ka përmbushur kriteret. Unë kam kërkuar që kandidatura ime të pranohet zyrtarisht sepse jam sportist i merituar.

Ata nga frika se po e humbin garën për kryetar nga Aziz Salihu, më bëjnë të pamundur që të jem në garë për kryetar. Unë do të luftojë më të gjitha mjetet që kam në dispozicion për të qenë kandidat për kryetar sepse edhe ligji më lejon një gjë të tillë për arsye se kam qenë sportist i merituar. Kam bërë shumë për sportin e Kosovës në veçanti për boksin.

Askush nuk mund të ma mohojë kandidaturën për kryetar, as të më ndalojë që të jem pjesëmarrës në kuvend, por do të jem këmbëkryq në kuvendin zgjedhor”, ka thënë Salihu. Zyrtarët e Federatës së Boksit të Kosovës nuk kanë pranuar asgjë të thonë, përveç që kanë deklaruar se i vetmi kandidat deri më tash është Selimi.

Sipas federatës, kuvendi mbahet të shtunën, më 23 janar, në orën 12.00 dhe delegatët do të zgjedhin kryetarin e ri. Salihu këmbëngul se do të shkojë dhe sipas tij ka edhe një numër të madh të votave që i ka siguruar për vete.

Ai nuk pranon që t’i jap emrat e klubeve që e mbështesin për kryetar, por është i bindur se do të fitojë garën për kryetar të federatës. Sipas burimeve jozyrtare, flitet se kuvendi mund të mbahet edhe nën masa të forcave të Sigurimit privat për të mos lejuar ndonjë të keqe që mund të ndodh para kuvendit.

Kuvendi po ofrohet, ndërsa po ashpërsohet lufta për kryetar megjithëse Salihu ende nuk e ka të paraqitur kandidaturën me shkrim në federatë.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni