Dy futbollistët shqiptarë, Adrian Nikçi e Admir Mehmedi, luajtën titullarë në radhët e skuadrës së futbollit Zurich. Skuadra e Zurich-ut shënoi fitore me rezultat 4:2 kundër St. Gallenit, ndeshje e zhvilluar në kuadër të përgatitjeve për kampionatin e ri zviceran të futbollit.
Nikçi e Mehmedi luajtën 46 minuta, të cilët u zëvendësuan nga Margaraiz përkatësisht Ivanishvili. St. Galleni që luan shqiptari Kristian Nushi me gjithë humbjen la përshtypje të mirë.









