Home » Boks » Nga kikboksi në boksin profesionist

Nga kikboksi në boksin profesionist

Ish-kampioni i botës në tajboks, Tefik “Hurricane” Bajrami ka bërë hapat e tij të parë drejt boksit profesionist.

Ai ka pasur një pauze dy vjeçare për shkak të lëndimit të dorës, kurse duelin debutues e ka caktuar më 23 tetor në Baden Wurtenberg të Gjermanisë, e më pas ka programuar një tjetër përballje me 27 nëntor në Zvicer.

Në boksin amator, ai ishte shpallur kampion i Zvicrës për kategorinë e rëndë në vitin 2006, ndërsa një vit më vonë ishte nënkampion duke pësuar një lëndim në ndeshjen finale të kampionatit. Edhe vëllai i tij, Xhavit Bajrami, aktualisht kampion bote në kikboks (versioni ISKA) përveç kikboksit ka një karrierë edhe si boksier profesionist. Ai ka 3 duele të zhvilluara në kategorinë e rëndë dhe që të gjithat i fituar.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni