Home » Basketbolli i Kosovës » Nëse vazhdon kështu, vaj halli…

Nëse vazhdon kështu, vaj halli…

Kryetrajneri i Bashkimit, Agron Çeku, shprehu shqetësimet e tija për basketbollin femëror. Ai tha se basketbolli femëror është në krizë të thellë dhe nëse vazhdon kështu vaj halli për këtë sport.

“Pak investohet për këtë sport dhe thuajse askush nuk e çan kokën për basketbollin e femrave. Vetëm dy klube janë në Kosovë që kanë një rivalitet: Bashkimi nga Prizreni dhe Penza e Pejës, ndërsa të tjerat janë në krizë me përjashtim të Trepçës e cila mundohet t’i mat forcat deri diku me Bashkimin e Penzën. Po vazhdojë kështu, vaj halli për këtë sport, sepse nuk është e largët dita kur mund të shuhet krejtësisht ”, tha Çeku.

Bashkimi kampion i ri i Republikës së Kosovës, por këtë vit nuk arriti të kap trofeun e kupës së Republikës së Kosovës. Megjithatë, Çeku është i kënaqur vetëm me titullin e kampionit dhe assesi nuk merakoset pse mbeten pa trofeun e kupës. “Kupën e humbën me fajin tonë. Shkuam të relaksuar dhe me komoditet në përballjen finale me Penzën dhe ajo na ndëshkoi ashtu si e merituam. Sa i përket shpalljes kampion jo i kënaqur, por jam i stërkënaqur.

Katër vjet radhazi jemi kampion dhe tri herë fitues i kupës. Nuk është ky mbizotërim në basektbollin femëror. Sigurisht se puna që kemi bërë është edhe ajo që bëri këto suksese”, tha Çeku.

Bashkimi është i përqendruar me punën në grup-moshën e re dhe sipas Çekut do të angazhohen te senioret gjenerata e re e viteve 1994-1995-96. “Është tragjike që një Ferizaj apo një Gjakovë nuk kanë klube të basketbollit të femrave. Është për çdo kritikë sesi në ato qytete nuk investohen në basketbollin femëror, jo vetëm atje, por edhe të tjera qytete”, ka thënë Çeku. Sipas tij, Bashkimi ka një pesëshe të fortë.

“Kemi pëseshen më përvojë dhe cilësore si Elinda Musliu, Iliriana Berisha, Majlinda Abdi, Kimete Haliti e Valbona Bytyçi, të cilat do të jenë pjesë e jona edhe në kampionatin e ri”, tha Çeku. Trajneri prizrenas tha se cilësia nuk është e dëshiruar në basketbollin femrëror.

“S’ka cilësi. Një ligë me gjashtë skuadra dhe me vetëm dy skuadra është normale se nuk ka edhe cilësi. Duhet pritur një Penzë që të bëhet një rivalitet paksa më i madh”, tha Çeku. Bashkimi ka mbetur pa dy basketbolliste, Liridona Krasniqi, kapitene dhe Dafina Krasniqi. Çeku nuk i di arsyet pse këto basketbolliste munguan në ndeshjen e play-offit dhe pret të kuptojë në ditët e ardhshme. /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni