Administratori i Federatës së Atletikës së Kosovës, Bislim Berisha, njoftoi se të shtunën, në orën 11.00, në shtëpinë e sportit në Prishtinë, do të mbahet kuvendi zgjedhor i kësaj federate.
Kryetar i tashëm Halil Sylejmani, sërish do të jetë kandidatë për të rifituar këtë post. Sipas burimeve të sigurta, shumica e klubeve janë të interesuara që Sylejmani të mbetët kryetar.
Sylejmani në shumë raste e ka ndihmuar edhe me mjetet e tija atletikën dhe ka qenë ndër më meritorit për sukseset e atletëve si në rrafshin kombëtar po ashtu edhe në atë ndërkombëtar.









