Home » Kampionati Kosovar » Në kontakt me futbollistë afrikanë e amerikanë

Në kontakt me futbollistë afrikanë e amerikanë

hysii futbollArbnor Morina, drejtor i skuadrës së futbollit Hysi nga Podujeva tha se politika e klubit është afatgjate dhe jo vetëm për stinorin pranveror.

Drejtuesit e Hysit nëpërmjet menaxherëve të huaj, anglezë, zviceranë dhe bullgarë kanë nisur edhe negociatat me disa futbollistë cilësorë nga Afrika dhe Amerika latine. “Hysi ka një politikë afatgjate dhe mendon jo vetëm për këtë kampionat, por edhe për të ardhshmin. Kemi filluar tashmë negociatat me disa futbollistë të talentuar nga Afrika e Amerika latine, të cilët janë të grup-moshave U-19 e U-21.

Me këta futbollistë që po bisedojmë nuk do t’i angazhojmë për stinorin pranveror, por mendojmë për afatin e korrikut dhe llogarisim për kampionatin e ardhshëm. Kjo është një politikë afatgjate dhe e qëlluar e klubit tonë. Brenda një kohe do t’i bëjmë zyrtare emrat e këtyre futbollistëve që jemi në kontakte. Bisedime shkojnë mjaft mirë dhe ka përparime të dukshme në këtë drejtim”, tha Morina.

KF Hysi edicioni vjeshtor renditet në vendin e dytë me 30 pikë dhe vetëm dy pikë ka mbetur larg liderit të tabelës, Trepça nga Mitrovica. “Nëse është e nevojshme dhe e shohim të arsyeshme do të përforcohemi edhe me një futbollistë për stinorin pranveror.

Deri më tash kemi përforcuar radhët me tre futbollistë: Yll Hoxha që është kthyer nga Finlanda dhe me Drilon Dragushën e Fisnik Papuçin nga Vëllaznimi. Hysi ka një skuadër cilësore dhe me përforcimet e bëra besoj se janë mbuluar zbrazëtirat në çdo repart”, theksoi Morina.

Hysi është njëra nga skuadrat që ende nuk i ka ndërprerë përgatitjet. Morina ka thënë se në fundjavë ose në fillim të javës së ardhshme mund të shkojnë futbollistë në pushimin e merituar dimëror. “Pushimi i futbollistëve nuk do të zgjasë më shumë se deri më 5 janar. Me këtë datë do t’i fillojmë përgatitjet për pjesën pranverore dhe duhet punuar sa më shumë që të krijojmë një skuadër cilësore”, tha Morina.

Ai shpreson që se shpejti FIFA do të pranojë kërkesën e Federatës së Futbollit të Kosovës për mbrojtjen e kontratave të futbollistëve, të cilët nuk do të mund të shkojnë në klubet të tjera pa lejen e skuadrës përkatëse. Morina është optimist se Hysi do të jetë edhe më i fortë në pranverë dhe këtë e bazon në punën e përgjithshme që po bëhet dhe me kushtet ndër më të mira që ka nga skuadra të tjera të elitës së futbollit./botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni