Home » Kampionati Shqiptar » Në finale luan Vllaznia kundër Besës

Në finale luan Vllaznia kundër Besës

Kanë përfunduar dy ndeshjet e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, të luajtura të mërkurën në Shkodër dhe Peqin, nga të cilat është zyrtarizuar edhe finalja e 9 majit.

Në stadiumin e Peqinit ka triumfuar Besa e Kavajës, falë një goli të shënuar nga Cikalleshi, në minutën e 70-të, i cili ka bërë edhe diferencën në rezultatin e përgjithshëm të dy ndeshjeve (2:1), pasi sfida e parë në Kavajë kishte përfunduar në barazim 1:1.

Në “Loro Boriçi” ka qenë zot skuadra vendase, Vllaznia e drejtuar nga Edi Martini, që ka përmbysur disavantazhin e gjysmëfinales së parë, të luajtur në Durrës, 1:0. Ndeshja e kthimit është mbyllur me fitoren e kuqebluve, 2:0, e nënshkruar nga dy autorët e golave, Haxhibulic, në minutën e 72-të dhe nga Smajli, në minutën e 77-të. Në këtë mënyrë, falë rezultatit të përgjithshëm 2:1, në finalen e Kupës së Shqipërisë ka shkuar Vllaznia. E cila do të ketë përballë Besën e Kavajës, që triumfoi ndaj Shkumbinit.

Ndeshja e Shkodrës është dominuar në lojë nga vendasit, që janë shpërblyer edhe me rezultatin pozitiv 2:0, ndërsa në Peqin, epërsia territoriale e vendasve nuk ka shërbyer për ndonjë gjë, sepse goli i Cikalleshit ka vrarë ëndrrën peqinase për të qenë finalistë të Kupës së 58-të të Shqipërisë.

Kujtojmë se në ndeshjen e Peqinit, në fund të saj, ka pasur edhe disa incidente, pasi tifozët vendas kanë prishur rrethimin e fushës, duke tentuar të hyjnë brenda, të irrituar nga një mosakordim i një penalltie nga gjyqtari Albano Janku, sipas tyre e drejtë. Por forcat policore kanë evituar gjithçka në kohën e duhur. Njeriu i kualifikimit për Besën, Cikalleshi, pasi ka festuar shënimin e golit, është ndëshkuar me të kuqe, sepse ka replikuar ashpër me kryesorin Janku.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni