Futbollistët francezë i janë kthyer sot trajnimeve, duke i dhënë fund bojkotit për shkak të përjashtimit të Nicolas Anelkas, raporton BBC.
Anelka u dërgua në shtëpi të shtunën, pasi që e sulmoi verbalisht trajnerin Raymond Domenech dhe pasi që refuzoi të kërkoj falje.
Bashkëlojtarët e tij zgjodhën të mos marrin pjesë në trajnimet e djeshme, ndërsa kryetari i Federatës franceze të Futbollit (FFF) dha dorëheqje për shkak të veprimeve të tyre.
Presidenti Nicolas Sarkozy ndërhyri, duke u përpjekur të përmirësojë situatën.
Sarkozy kërkoi nga ministresh franceze e Sportit, Roselyne Bachelot, që të shtyjë qëndrimin në Afrikën e Jugut dhe të takohet me lojtarët, trajnerin dhe shefin kryesor të FFF-së, Jean-Pierre Escalettes.
FFF i kërkoi falje popullit francez për shkak të sjelljes së ekipit kombëtar. /KohaNet









