Home » NBA » NBA, shkëlqejnë Spurs, krizë për Lakers

NBA, shkëlqejnë Spurs, krizë për Lakers

San Antonio Spurs arritën fitoten e 60 në këtë sezon të NBA-së, ndërsa kriza për Los Angelos Lakers u thellua me një humbje të re.

Me fitoren e pastër 124-92 ndaj Sacramento Kings, skuadra e udhëhequr nga treshja e zakonshme, Duncan-Ginobili-Parker u rikonfirmua si më e mira në këtë sezon dhe përforcoi pozitat e saj në krye të renditjes së Konferencës së Perëndimit.

Poshtë tyre, lufta për vendin e dytë është më e hapur se kurrë, pasi Lakers pësuan një humbje të papritur në “Oracle Arena”, në Okland. Pavarësisht 25 pikëve të Kobe Bryant, Warriors fituan me rezultatin 95-87 dhe lanë gjigantët e Los Anxhelosit në kuotën e 55 fitoreve dhe 23 humbjeve, katër ndeshje përpara se të mbyllin sezonin e rregullt.

Megjithatë, rivalët e Lakers për këtë vend, Dallas Mavericks, duken edhe ata jashtë forme, ndërsa pësuan humbjen e katërt radhazi, këtë herë përballë Denver Nuggets.

Nën sytë e Micheal Jordan, i pranishëm në radhën e parë, Bobcats u mposhtën 111-102 në Sharlotë nga Orlando Magic. Ashtu si Bobcats, edhe Bucks humbën mundësinë matematikore për plejof, por e bënë në një mënyrë të shkëlqyer, duke mundur 90-85 Majemin.

Megjithatë, pas pesë vitesh pa u kualifikuar në plejof, do të rikthehet në këtë fazë Indiana Pacers, e cila mposhti 136-112 kryeqytetasit e Uashingtonit.

 

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni