Kombëtarja e Portugalisë do të jetë dukshëm e dobësuar pa futbollistin anësor, Nani. Futbollisti Nani përndryshe anëtar i Manchester Unitedit është larguar nga Kupa Botërore për shkak të një lëndimi në kraharor.
“Pas testeve të bëra arritëm në përfundim se ai nuk është në gjendje të luajë në Kupën Botërore”, ka bërë të ditur federata portugeze e futbollit.
Nani është lënduar gjatë stërvitjeve të së premtes në Lisbonë, para se kombëtarja të fluturojë për në Afrikën e Jugut.









