Home » Atletikë & Olimpiadë » Muimbi 1200 euro, Shepeleva 1000 euro

Muimbi 1200 euro, Shepeleva 1000 euro

Atleti nga Kenia, Nicholas Muimbi, fitoi 1200 euro që zuri vendin e parë në gjysmëmaratonën “Prishtina 2010”, ndërsa i dyti 900 e; i treti 700 e; i katërti 500 e; i pesti 400 e; i gjashti 300 e; i shtati 200 e; dhe i teti 100 euro.

“Nuk kam pasur konkurrencë. Të paktën prej pesë kilometrave kam qenë i vetmuar në shteg dhe kam thyer një kohë bindshëm nga të tjerët. Vërtet jam i lumtur, por kam pritur konkurrencë shumë më të fortë”, tha atleti kenian, Muimbi.

Te femrat, e para, Svetlana Shepeleva, fitoi shpërblimin 1000 euro, e dyta 700 e; e treta 400 e; e katërta 300 e; e pesta 200 e; e gjashta 100 euro. Te veteranët në të dyja konkurrencat të parët u shpërblyen me nga 300 euro.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni