Greqia nuk ka arritur që t’i tejkalojë kampionët e Evropës, rusët, kurse nga ana tjetër Franca shkaktoi befasinë më të madhe të këtij Botërori, me humbjen skandaloze nga Zelanda e Re.
Rusia e bëri diferencën ndaj Greqisë në çerekun e tretë të takimit, që bëri që ndeshja të përfundonte me rezultat 73-69. Më i miri i këtij takimi ishte Voronov, i cili realizoi 18 pikë dhe katër kërcime. Te grekët u dallua Kaimakoglou me 16 pikë dhe nëntë kërcime.
Argjentina ra viktimë e Serbisë në qastet e fundit të takimit, për të pësuar humbje me vetëm dy pikë dizavantazh, 84-82, në të mirë të fqinjit tonë verior. Fantastik në këtë ndeshje ishte Luis Scola, që me 32 pikë dhe 7 kërcime ishte më i miri i takimit.
Nga ndeshjet tjera veçojmë disfatën skandaloze të Francës nga Zelanda e Re me rezultat 82-70. Gjermania shënoi fitore të lartë prej 91-73 ndaj Jordanisë, ashtu si Brazili ndaj Kroacisë me rezultat 92-74. Nikoqiri Turqia, ç’montoi Kinën me 47 pikë epërsi, 87-40.









