Home » Futboll » Mourinho: Këtë vit Reali do të ndryshojë drejtim

Mourinho: Këtë vit Reali do të ndryshojë drejtim

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, iu ka bërë me dije të gjithëve se do të jetë një Real më ndryshe. Shkurt e shqip Mourinho do t’i tregojë dhëmbët në punën e tij dhe në kërkim të rezultateve.

“Këtë vit klubi do të ndryshojë drejtim. Transferimet e këtij viti do të jenë të një niveli jo dhe aq të madh. Unë dua të krijoj një skuadër të baraspeshuar. Për të qenë më konkurrues dhe të kemi më shumë opsione do të duhet të transferojmë edhe tre-katër futbollistë. Cristiano Ronaldo është futbollist i një cilësie të lartë dhe nga ai mund të presësh vetëm gjëra të mira. Askush nuk mund të thotë se Ronaldo nuk është futbollisti më i mirë në botë”, tha Mourinho.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni