Home » Liga e Kampionëve » Mourinho: E njohë shumë mirë Chelsean!

Mourinho: E njohë shumë mirë Chelsean!

Strategu i futbollit Jose Mourinho, njëherësh trajner i Interit, ka të gjitha njohurit për skuadrën e Chelseas.

Ai fare nuk merakoset për ndeshjen që do të ketë në Champions Leagua, pasi që, sipas tij, e njeh në detaje skuadrën angleze. Mourinho mendon se Interi në çdo javë vetëm se po bëhet më i mirë në prag të ndeshjes së Champions Leagua dhe qysh tashmë është i gatshëm të ballafaqohet me këtë skuadër.

“Mendoj se kjo skuadër është më e mirë se ai i vitit të kaluar, është shumë më i mirë. Normalisht nëse secili është në formë të mirë, ne kemi më shumë zgjidhje. Kundër Milanit, Eto’o nuk ishte këtu, Chivu po ashtu nuk ishte. Andaj me gjithë problemet ne jemi një skuadër me më shumë zgjidhje.

Jemi skuadër më e mirë. Kjo është skuadër e fortë, një skuadër e ideve të mia”, tha Mourinho. Jose Mourniho për ndeshjen e Champions Leagua që do të ketë ndaj Chelseas, mendon se Interi dhe Chelsea janë skuadra të barabarta sa i përket cilësisë.

Jose Moruinho ka një përparësi për faktin se një kohë ka qenë trajner i Chelsea dhe ka njohuri të kësaj skuadre që nuk do t’i paraqet edhe problem për të kaluar këtë rreth të Champions Leagua. “Ne e dimë se kemi një super kundërshtar, por Chelsea e di se ata nuk do ta kenë të lehtë me ne.

I njoh ata, por edhe ata më njohën mua. I njoh lojtarët individualisht, sigurisht, por shumica e tyre e njohim mentalitetin tim dhe e dinë se si jam unë si menaxher dhe lider. Andaj në këtë aspekt askush nuk ka epërsi”, tha Mourinho.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

1 Response to " Mourinho: E njohë shumë mirë Chelsean! "

  1. xhuliani says:

    hahaha me keshet me mourinjon shume, por me xhith at do jet nje takim shume i mire do te thosha FINALJA e CHAMPION LEAGUE dhe sa per ne fun do kisha jep mendimin tim ne fund do shkon chelsea ma tutje se jon ma te mire me fol kah del shpirti .

Komentoni