Home » Basketboll » Morina në Mercator Shkofja Loka

Morina në Mercator Shkofja Loka

Basketbollisti i Olimpisë së Lubjanës, Gëzim Morina duket se këtë vit do të kalojë, në formë huazimi, te skuadra tjetër sllovene, ajo e Mercator Shkofja Loka.

Vetë Morina është ai, i cili ka bërë të ditur për ndërrimin e mundshëm të mjedisit. “Jemi në negociata me skuadrën Mercator Shkofja Loka, që unë në formë huazimi për një vit të kaloj në radhët e tyre”, tha fillimisht ai. Morina, i cili në skuadrën e Olimpisë ka kaluar para dy vjetësh nga skuadra e Yllit të Therandës, thotë se mundësia për të luajtur në skuadrën e Mercator Shkofja Loka, është më e madhe dhe angazhimi i mundshëm në atë skuadër do të mund t’i hynte më shumë në punë atij.

“Unë kam kaluar në gjeneratat e kadetëve dhe juniorëve me skuadrën e Olimpisë dhe këtë vit kam dëshirë të luajë më shumë në ekipin e seniorëve në ligën sllovene.

Andaj nëse mbes te Olimpija nuk do të thotë që nuk do të luajë por sigurisht se në skuadrën e Mercator Shkofja Loka do të kisha minutazh më të madhe për t’u aktivizuar në lojë”, tha Morina.

Ai shtoi: “Që kur kalova nga Ylli në Slloveni, unë kam qenë vazhdimisht anëtar i Olimpisë dhe nuk i kam frikën konkurrencës, pasi e njoh mirë këtë ambient, por meqë jam i kërkuar nga disa skuadra tjera dhe më jepet hapësirë më e madhe pse mos të kalitem më shumë atje dhe më pas sërish të rikthehem në Olimpi”, ka cituar Morina. Sipas tij edhe nëse ai do të mbron ngjyrat e skuadrës nga Shkofja Loka, nuk do të shkëputet krejtësisht nga skuadra e tij aktuale. “Po nëse do të kaloj në skuadrën tjetër, unë sërish do të jam lojtar i Olimpisë, madje, stërvitjet paradite do t’i zhvilloj në Lubjanë, ndërkaq stërvitjet e mbrëmjes dhe ndeshjet do t’i zhvilloj në ‘Mercator’”, ka thënë Morina.

Krah-qendra nga Kosova, i cili është i gjatë 204 cm, vitin e kaluar me skuadrën e juniorëve të Olimpisë kishte shënuar rezultate të kënaqshme. Ai dha kontribut të lartë në skuadër, duke dalë fitues të Kampionatit të Sllovenisë si dhe ia dolën të ngadhënjejnë në turneun e Euroligës, përfundimtarja e së cilës u mbajt në Londër.

“Sukseset e vitit të kaluar do të më japin më shumë shtytje që unë edhe në konkurrencën e seniorëve të jap maksimumin pa marrë parasysh skuadrën me të cilën do të paraqitem”, ka përfunduar, Morina. /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni