Massimo Moratti, president i Interit, beson se futbollistët Mario Balotelli dhe Douglas Maicon do të janë pjesë e skuadrës së tij edhe një kampionat.
“Është normale që futbollistët të thonë këto gjëra kur janë në bankinë. Është e kuptueshme, por mund të them se Mario nuk do të largohet. Ai e ka respektin tim siç e kanë të gjithë ata të tjerët të cilët na kanë dhuruar një kënaqësi të jashtëzakonshme gjatë këtyre viteve. Nuk jam i befasuar që Maicon i ka thënë ‘jo’ Real Madridit. Ai i pëlqen ngjyrat tona”, tha Moratti.









