Në garën për SHM të Turqisë, ngasësit e Red Bulit bënë gabimin më të madh në karrierat e tyre duke u ndeshur njeri me tjetrin në atë që mund të jetë pika ku thyhet sezoni i sivjetmë në Formula 1.
Sebastian Fetelk në atë garë mbeti pa pikë, kurse Mark Veber përfundoi i treti. Në anën tjetër Luis Hemilton dhe Xhenson Baton përfunduan në pozitat 1 dhe 2 për MekLarenin që po i afrohet Red Bulit me numër të pikëve në tabelë dhe me shpejtësi e qëndrueshmëri të bolidit në shteg. Këtë fundjavë gara zhvillohet në Montreal, qytetin e preferuar t shumë ngasësve por në shtegun që për bolidë paraqet tmerr të vërtetë.
Shtegu që mban emrin e Zhil Vilnëvit, ngasësit legjendar të këtij shteti, i cili vdiq në Zolder më 1982 sivjet kthehet në kalendarin e Formulës 1 pas mungesës në vitin e kaluar për shkak të problemeve me infrastrukturë përcjellëse.
Dosja teknike e shtegut
Shtegun në Montreal shumë njerëz e krahasojnë me atë në Monte Karlo dhe për këtë ka disa arsye, në dukje të forta. Shtegu është i ngushtë, me shumë pika të vështira të frenimit, kërkon numër të madh të ndërrimit të marsheve, tejkalimi në të është po thuajse i pamundur dhe gripi (përshtatshmëria mekanike e gomave në asfalt) është shumë i vogël për shkak se në shteg garojnë shumë pak kampionate, ka shumë pluhur, kure era bartë një shtresë të hollë të sprejit të ujit ujor.
Mirëpo, për nga aspekti i konfigurimit të bolidit ky shteg dallon rrënjësisht me Monte Karlon. Gjatësia prej 4,4 km dhe fakti që në shteg gjenden disa drejtëza të gjata bën që bolidët të konfigurohen tërësisht ndryshe. Për Montrealin mund të thuhet se është shteg pa asnjë kthesë të shpejtë.
E vetmja kthesa e shpejtë në shteg, kthesa 5 e ka apeksin e butë dhe merret si pjesë e drejtë, kurse kthesat tjera janë shumë të ngadalshme dhe kjo bën që bolidi të konfigurohet posaçërisht për shpejtësi të madhe në të drejtë dhe të zgjerohen difuzorët e ajrit tek frerët sepse ftohja e tyre është një prej sfidave më të mëdha të inxhinierëve para kësaj gare.
Në 4 kthesa fillohet të frenohet me mbi 300 km/h, kurse në dy tjera me mbi 250 km/h. Temperatura e frerëve arrin mbi 1000 gradë Celsius dhe ftohja e tyre bëhet pikërisht në pjesët e drejta. Kur këtyre fakteve ia shtojmë papastërtitë në shteg dhe peshën e madhe të bolidësve sepse sivjet grat nisin me rezervoar të plotë, Montreali edhe këtë vit pritet të jetë testi më i mirë për frerët në Formula 1. Përveç frerëve qëndrueshmëria e motorit është pjesë vitale e çdo gare në Montreal.
Në garë bëhen rreth 2000 ndërrime të marsheve, kurse ngasësit duhet të jenë delikat në punë me frerë dhe ndërrues të marsheve si askund tjetër në botë. 60 % e rrethit kalohet me gaz të plotë lire periudha më e gjatë më gaz të plotë është 15 sekonda përgjatë së cilës përshkohen 1.1 km që, shifra që meritojnë vëmendje të madhe. Pjesa e pandashme e shtegut është edhe “muri i kampionëve”, muri që gjendet në dalje të kthesës së fundit është vendi ku një ose më shumë herë janë përplasur Mihael Shumaher, Dejmon Hill, Fernando Alonso, Xhenson Baton, Vitantonio Liuci, Rikardo Zonta dhe Huan Pablo Montoja.
Mund të presim garë të mirë
Red Buli sivjet e ka ekipin më të mirë dhe Turqia, ku ky ekip nuk fitoi ishte dëshmia më e mirë e kësaj. Në fakt Turqia ishte vendosur në mes të tri garave rrugore (pas Monte Karlos dhe para Montrealit e Valencias), mirëpo, ajo garë mund të merret si parametër. Këtë javë me qëllim që ngasësit të ndjehen sa më të relaksaur red Buli vazhdoi kontratën e Mark Veberit duke ua bërë me dija atij dhe Fetelit se do të jenë së bashku edhe një vit dhe se duhet ta harrojnë incidentin e Turqisë. Në anën tjetër MekLreani ka bërë shumë punë për t’iu afruar Red Bulit dhe mund të thuhet se katër ngasësit e këtyre dy ekipeve do të luftojnë për podium, kurse fakti që gara nuk ka qenë në kalendar vitin e kaliar mund të jetë hendikep për Fetelin i cili në këtë shteg ka garuar vetëm një herë gjatë karrierës. Sidoqoftë, Montreali me konfiguracionin evet unik do të jetë sfidues për të gjithë dhe në rast të dështimit të ndonjërit prej ekipeve të mëdha mund të shndërrohet në garë vendimtare.
BOX
Renditja e ngasësve
1 Mark Veber – Red Bul 93
2 Xhenson Baton – MekLaren 88
3 Luis Hemilton – MekLaren 84
4 Fernando Alonso – Ferrari 79
5 Sebastian Fetel – Red Bul 78
Renditja e konstruktorve
1 MekLaren-Mercedes 172
2 Red Bul-Renault 171
3 Ferrari 146
4 Mercedes GP 100
5 Reno 73 /botasot









