Aloja e Washingtonit, Mike Miller, ka firmosur kontratë pesëvjeçare me skuadrën e NBA-së, Miami Heat, duke iu bashkuar kështu yjeve LeBron James, Dwyane Wade e Chris Bosh, përcjell agjencia AP të enjten.
Miller është lojtari i radhës që ka pranuar të marrë më pak para për t’iu bashkuar skuadrës pretendente për titull, Miami. James, Wade, Bosh e Udonis Haslem, po ashtu kanë hequr dorë nga disa miliona dollarë për të firmosur me Miamin. Miami vlerësohet si favoriti kryesor për të fituar titullin e NBA-së në stinorin e ri.









