Skuadra e futbollit Milani kërkon që të përforcohet me Zllatan Ibrahimoviqin e Barcelonës.
Sipas gazetës sportive spanjolle, “Sport” shkruan se Milani është favoriti kryesor në garë me Chelsean dhe Manchester Cityn për të marrë shërbimet e Ibrahimoviqit.
Gazeta shkruan se presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, është i gatshëm të dërgojë një ofertë të majme në drejtim të Barcelonës, me qëllim që ta rikthejë Ibrahimoviqin në Serie A.









