Home » NBA » Miami-Celtisc 101:92

Miami-Celtisc 101:92

Basketbollistët e Miamit kanë zënë “trenin e fundit” me fitoren që shënuan me rezultat 101:92 kundër Boston Celtisc dhe kësisoj kanë ruajtur shpresat për të arritur deri te barazimi në fitore.

Aktualisht skuadra e Bostonit udhëheq me fitore me rezultat 3:1 dhe vetëm edhe një fitore e ndanë nga kualifikimi i mëtutjeshëm. Basketbollisti Dwyane Wade ka qenë më i merituari me 46 pikë të shënuara dhe e ka dërguar drejt fitores së parë skuadrën e tij në ndeshjet e play-offit të NBA ligës.

Wade me lojë të shkëlqyeshme ka shpërthyer qysh në çerekun e fundit përkatësisht të katërt, duke shënuar 19 pikë. Miami të martën do të takohet në ndeshjen e pestë me Bostonin, por kësaj here si mysafirë. Rajon Rondo shënoi 23 pikë dhe nëntë asistime derisa Kevin Garnett përfundoi ndeshjen me 18 pikë dhe 12 kërcime për Celticsat.

Në ballafaqimin tjetër të Konferencës së Lindjes, LeBron James ka shënuar 37 pikë, të cilat kanë ndihmuar Cleveland Cavaliersat që të arrijnë fitore të lartë 121:98 në udhëtim kundër Chicago Bullsit. Cleveland udhëheq me fitore me rezultat 3:1.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni