Futbollisti Lionel Messi është shpallur futbollisti më i mirë i Ligës së Spanjës.
Ai me 34 gola të shënuara për Barcelonën ka qenë shënuesi më i mirë dhe kjo ka bërë që të fitoi edhe trofeun “Alfredo Di Stefano”, që u ndahet futbollistëve më të mirë të kampionatit.
Messi fitoi trofeun e dytë me radhë “Alfredo Di Stefano’, kësaj radhe me 34 vota, para Cristiano Ronaldos që grumbulloi 26 vota, i treti Xavi me 15 vota, i katërti me katër vota u klasifikua Gonzalo Higuain.









