Home » Uncategorized » Messi i vogël, shumë i madh për Arsenalin

Messi i vogël, shumë i madh për Arsenalin

Qartet Lionel Messi, shkatërrohet Arsenali në Nou Camp me rezultat 4:1. Barcelona shënoi fitore me rezultat 4:1 në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Champions League në futboll.

Barcelona në gjysmëfinale do të takohet me gjigantin italian, Interin.Një Messi që tmerroi të tërin Arsenalin. Një Messi që shënoi katër gola. Messi i pandalshëm, për të cilin edhe gazeta më e njohur spanjolle “Marca” e quajti: “Messi është zot i futbollit”.

Arsenali nuk kishte zgjidhje si ta ndalte këtë mjeshtër të futbollit. Messi luante si macja me miun me Arsenalin. Messi çdo herë që biente në kontakt me topin niste ferri te mbrojtja e Arsenalit dhe në veçanti te portieri Almunia. Veprime të rrjedhshme, të shpejta dhe në fund Messi i realizonte me mjeshtëri.

Lionel Messi në minutën e katërt dërgoi një projektil, por fati deshi dhe Almunia me mund të madh dëboi topin jashtë portës. Nuk vonoi shumë dhe Arsenali çoi krye, duke kaluar në epërsi.

Ishte minuta e 18-të e takimit kur Bendtner doli vetëm me portier dhe shënoi për rezultatin 0:1. Barcelona merr veten së bashku me kryetrimin e kësaj mbrëmje Messin, duke e ndëshkuar mënjeherë skuadrën e Arsenalit.

Messi në minutën e 21-të nga rreth 18 metra dërgoi gjuajtje të fortë saqë portieri Almunia nuk ka pasur as çka të bëj, pos që të shoh topin në rrjetë dhe 1:1. Gol i bukur që gëzoi pamasë dashamirët e futbollit. Vazhdon seria e golave nga Messi.

Pedro në minutën e 37-të e gjen Messin, ky për mrekulli lirohet dhe tund sërish portierin Almunia dhe 2:1. Në minutën e 42-të Keita e pason topin deri te Messi ky me hapa të shpejtë ofrohet dhe tundi portën e portierit dhne 3:1.

Messi, Messi, Messi, po kush tjetër. Tri golat e tij në pjesën e parë që tronditën skuadrën londineze e veçanërisht trajnerin Wenger. Barcelona nuk e ka vështirë kur ka në radhët e veta një Messi të fuqishëm. Assesi nuk u vërejt mungesa e Ibrahimovicit, as e Piques, as e Puyolit sepse të gjitha mungesat i mbulojë kush tjetër pos Messit të shkëlqyeshëm. Arsenali luajti pa futbollistin Fabregas që në njëfarë mënyre u vërejt mungesa e tij, por çfarë do të bënte ai kur ishte në formë të lartë i ashtuquajturi jashtëtokësor Messi.

Në pjesën e dytë, Barcelona dhe Arsenalin dëshmuan lojë të mirë dhe me disa raste të mira. Barcelona kaloi në epërsi me rezultat 4:1.Shënues kush tjetër pos Messit pikërisht në minutën e 87-të të takimit. Ndeshja e parë në Emirates përfundoi baras 2:2 dhe me shifrat të përgjithshme 6:3 triumfoi klubi katalunas. Barcelona shkoi në gjysmëfinale, Arsenali lamtumirë Champions League.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

17 Responses to " Messi i vogël, shumë i madh për Arsenalin "

  1. gresa says:

    o messi mos ta nin se je ma i forti hahhahah pom vjen keq qe hupi ronaldo veq vazhdo perpara mos ta nin per korkon se aj thmij osht

  2. gresa says:

    M●Є●S●S●¡

  3. gresa says:

    MeeSSiI meessii messi messi messi messi messi messi messi

  4. shkurtchee says:

    Messi Messi ma i miri ..:D:D<3<3

  5. lirim says:

    messi futboollisti ma i miri ne bot

  6. granit says:

    messi ma i miri te dua lujtari im ma i miir dhe gjith do te jesh me i miri

  7. dsjkdjsa says:

    messi ma i miri ne bot
    krisjano dhe missi e kallin

  8. endrit says:

    ronaldo fshimi kundret se nuk ti jap paret mabe messi ma be barcelona ka bo be reallin me shti ne the barcelona me fitu realli me hutu ronalldo a e mban mend at rastin 2-0 kur ti dha messi

  9. lulja says:

    o messi ma i miri je bravo net thojn qka dojn kur osht perfekt reali per barcelonen osht e dekt lionel messi the best in the world net

  10. lirim thaqi says:

    messi ylli i bote

  11. dona says:

    messi numer 1 morinjo kupi qe barca osht ma e mira edhe qe ronaldo spo din me lujt.Gardiola po krenohet per MESSIN a morinja nuk po krenohet per ronaldon po krenohet per MESSIN. MESSI ylli i botes

  12. dona says:

    Morinjos pi vjen inati se MESSDI lojtari me i mir ne bote

  13. dona says:

    Barca:3-2 fitoj prej realit

  14. arjana says:

    shumm shumm fort messi numer 1

  15. ardit says:

    messi je i papame fare me vjene shume keq qe humete ne gjysheme finale po prape se prapi jeni kuadra me e mirre ne bote

  16. salih says:

    e more mess mas ta nin ti je lejtari me i mir ne bot ti krejt pi mun edhe ronaldon ku mu ba krejt si ti ma mir ishin ba ishinb zgjedh edhe ata lejtart me te miret nebot po qa me ba qe ti spo ju lshojsh renin ti gjith i pari te dua shum messi tije zemra ime ne jet te dua shum

  17. ledion says:

    barcelona gjith po e mun realin

Komentoni