Në ndeshjen tjetër, Bordeauxi shënoi fitore me shifrat 2:1 në ballafaqim me Olympiakosin nga Greqia. Shorti për çerekfinale tërhiqet të premten, me 19 mars, në orën 12.00, në Nyon të Zvicrës.
Kampioni i Evropës, Barcelona, kualifikohet në çerekfinale të Champions League në Futboll. Barcelona shënoi fitore me rezultat 4:0 në ndeshjen e kthimit të tetës së finales kundër skuadrës gjermane, Stuttgart. Lionel Messi si gjithmonë, edhe këtë ndeshje ka qenë figura qendrore e ndeshjes. Messi i pandalshëm gjatë tërë ndeshjes. Messi në minutën 13-të solli gëzimin për katalunas, duke shënuar për rezultatin 1:0. Katalunasit si përherë fillimin e ndeshjes e kanë të fuqishëm, këtë e dëshmuan edhe kundër Stutgartit. Në minutën e 22-të Pedro për mrekulli shënon për rezultatin 2:0 dhe njëherësh ia preu këmbët skuadrës gjermane. Barcelona vazhdimisht vepronte me dinakëri në fushë, duke mos lejuar gjermanët që të bëjnë me tepër.
Në pjesën e dytë të takimit, Messi, mjeshtër i golave, sërish shënoi për golin e dytë. Në minutën e 60-të Messi pranon një top për mrekulli dhe në stilin e tij lirohet dhe gjen hapësirë për të goditur nga rreth 18 metra dhe shënoi gol në portën e portierit Lehmann dhe rezultati 3:0. Qysh nga kjo minutë skuadra e Stuttgartit edhe çoi lartë flamurin e bardhë dhe nuk kishin forcë që të arrijnë as të zvogëlojnë rezultatin. Messi gati shënoi edhe het-trikun me kokë, por gjuajtjen e tij në minutën e 68-të e kuptoi portieri Lehmann. Në minutën e 90-të Ibrahimovic si me dorë e gjen Bojanin dhe ky i fundit e mposht portierin Lehmann dhe 4:0. Messi ishte “hero” i ndeshjes, Barcelona në çerekfinale, ndërsa Stuttgarti shkoi në shtëpi. Barcelona fitoi me rezultat të përgjithshëm 5:1.
Në ndeshjen tjetër, Bordeauxi shënoi fitore me shifrat 2:1 në ballafaqim me Olympiakosin nga Greqia. Bordeauxi edhe ndeshjen e parë e pati fituar me rezultat 1:0 dhe me shifrat e përgjithshme 3:1 eliminoi grekët. Skuadra franceze kaloi në epërsi në minutën e pestë me golin e shënuar nga futbollisti Gourcuff. Mysafirët barazuan 1:1 në minutën e 65-të nëpërmjet futbollistit Mitroglut.
Bordeaux golin e fitores e shënoi në minutën e 88-të falë futbollistit Chamakh. Kjo ndeshje pati edhe dy futbollist të skuqur me karton, si Diarra i Bordeauxit (në minutën e 63-të pas dy kartonëve të verdhë) dhe Derbyshire (60′-pas dy kartonëve të verdhë). Bordeaux shkoi në çerekfinale, ndërsa Olympiakosi eliminohet. Në çerekfinale të Champions League janë kualifikuar: Manchester Unitedi, Barcelona, Interi, Bordeaux, Lyon, Arsenali, Bayerni dhe CSKA. Shorti për çerekfinale tërhiqet të premten, me 19 mars, në orën 12.00, në Nyon të Zvicrës.
Rezultatet
Barcelona-Stuttgart 4:0 (1:1)
Bordeaux-Olympiakos 2:1 (1:0)
Në kllapa janë rezultatet e ndeshjeve të para











