Home » Futboll » Merkato 10 qershor 2013

Merkato 10 qershor 2013

Cavani: “Do flas me klube te tjera”Edinson Cavani ka filluar te largohet gjithnje e me shume nga Napoli: “Nuk besoj se ardhja e Benitez mund te influencoje te ardhmen time.

Sot per sot kam nje kontrate me Napolin, por do te flas edhe me skuadra te tjera. Gjerat ne kete moment jane pak te pasigurta.” Ka thene vete Cavani i cili prêt oferta nga klube elitare europiane si Chelsea: “Te trajnohesh nga nje trajner si Mourinho, do te ishte kenaqesi.”

 

Real Madrid: Bale
“Per te marre Gareth Balen nga Tottenham duhen shume para, ndoshta keshtu mund te thyejme rekordin e blerjes se lojtareve.” Keshtu ka folur Zinedine Zidane, tashme drejtori sportive i Real Madrid, qe ka e ka vene Bale-n ne krye te listes se blerjeve. Sipas shtypit anglez, Real Madrid do te ishte i gatshem te ofronte 85 milione sterlina (rreth 100 milione euro) per te bindur Tottenham. Kjo eshte nje oferte qe i perafrohet asaj te Cristiano Ronaldos i cili u ble nga Manchester United per 94 milione euro.

Real Madrid: Cavani
Nje jave e nxehte per te ardhmen e Cavanit. Napoli eshte ne pritje te ofertes se Real Madrid. Pas tratativave te Higuain dhe Fabio Coentrao, Napoli nuk do te pranoje nje oferte 50 milione euro, dhe takimet miqesore e bonuset nuk do te mjaftojne per ta sjelle Matador-in ne kryeqytetin spanjoll.

Chelsea: Cavani
Mourinho eshte prezantuar tashme ne shtypin anglez, dhe ka leshuar nje deklarate te pamatur mire: cavani do te jete dhurata e pare qe Abramovich do t’i beje trajnerit portugez. Napoli do te priste Fernando Torres dhe pjesen e parave te mbetura kesh. Torres eshte nje lojtar mjaft i dashur nga Benitez. Persa i perket differences ne para, Napoli do te kerkonte 40 milione euro, ndersa Chelsea eshte e gatshme te paguaje vetem 30 milione euro.

Inter: Nainggolan
Mazzarri do patjeter Radja Nainggolan. Per mesfushorin e Cagliari-t, qe eshte shume i lidhur me Romen ne kete merkato, eshte i interesuar edhe Inter. Branca po pergatit ‘sulmin’ e ofertes qe vlen 13-15 milione euro.

Lazio: Stankovic
Dejan Stankovic nuk do te qendroje me te Inter dhe do te kthehet te luaje te Lazio, skuadra e tij e para nga 1998-a deri ne 2004-en. Per mesfushorin serb, eshte edhe pista kanadeze ne horizont: Toronto dhe Montreal Impact jane te interesuara.

Chelsea: Gomez
Eshte edhe Chelsea mes shume pretendenteve qe kerkojne Mario Gomez. Kete e komunikon shtypi anglez duke theksuar veshtiresite per te kontratuar Cavanin e kane bere Abramovich te shohe pista te tjera.

Borussia Dortmund: Lewandowski
Sipas drejtorit te pergjithshem te Borussia Dortmund, Hans Joachim Watzke, sulmuesi i Borussias do te qendroje edhe nje sezon tjeter me kete klub. Bayern dhe Manchester United kane qene klubet kryesore pretendente per te blere lojtarin.

Bayern: Abidal
Pas ndarjes me Barcelonen, Eric Abidal mund te veshe fanellen e kampioneve te Europes. Vete lojtari eshte shprehur se do te donte te luante me nje nder skuadrat me te forta europiane, dhe Pep Guardiola do e donte ne skuader. Per me teper, aty do te gjente edhe Ribry-n.

Juve: Higuain
Nuk ka sjelle frutet e pritura takimi i fundit mes Real dhe Juventus lidhur me tratativat per Higuain: “Per momentin lojtari nuk eshte ne merkato. Florentino Perez me ka thene se deshiron perpara kesaj, te shpalle trajnerin e ri te klubit. Do te shohim…”- ka shpjeguar Marotta. Perpara se te shitet, eshte e nevojshme per Real Madrid, te dije nese Higuain be nose jo pjese ne planet e Ancelotti-t.

Manchester United: Cristiano Ronaldo
Pavaresisht fjaleve te Cristiano Ronaldos qe ka rinovuar kontraten me Real Madrid, kapiteni i kombetares portugeze, mbetet objektiv i Manchester United per nje rikthim te mundshem te Djajte e Kuq. Ka nje oferte konsistente nga klubi anglez, gati per t’iu prezantuar klubit spanjoll. Sipas gazetave britanike, endrra e Manchester Unites eshte te risjelle Ronaldon ne Old Traforn ne 8 gusht, dh eta prezantoje perpara tifozeve me rastin e largimit te Rio Ferdinand.

Manchester City: Di Maria
Sipas shtypit britanik, argjentinasi Di Maria eshte nje nga kerkesat e trajnerit te Manchester City-t, Manuel Pellegrini. Lojtari mendohet se vlen 30 milione euro.

Real Madrid: Bale
Gareth Bale eshte objektivi i pare i merkatos te Real Madrid. Pavaresisht vleresimit me 100 milione euro qe ka Tottenham per lojtarin, spanjollet nuk tremben, dhe jane te gatshem te blejne lojtarin duke befasuar edhe Psg dhe Manchester United qe jane ne gare per te njejtin emer.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni