Home » Formula 1 » Mercedes vështirësi në Formula 1

Mercedes vështirësi në Formula 1

Një kompani me emër të madh ka qenë dikur një sukses në Formula 1. Mercedes ende nuk po i gëzohet kësaj tradite këto dy sezone, edhe pse ka dy pilotë si Shumaker dhe Rosberg. Pas Australisë, vjen Malajzia një garë e vështirë, në të cilën dy pilotët premtojnë maksimumin për të pasur rezultate.

“Synimi është që pasi ne nuk arritëm atë që dëshironim në garën e parë të sezonit, ne mund të reagojmë dhe të marrim rezultatet që duhet”, u shpreh Shumaker.
Nga ana e tij, Rosberg deklaroi se “Melburni ishte pak më i vështirë për ne, por ne do të punojmë fort që të kemi paraqitje të mirë këtu në Malajzi”.
Kreu i skuadrës, Ros Braun, i trembet reshjeve që mund të jenë të pranishme në Malajzi.
“Këtu mund të ketë reshje shiu, ndonëse për ne është diçka normale që tëkemi të bëjmë me lagështinë dhe me sfidat që sjell ajo. Askush nga ne nuk ka përvojën e duhur në këtë drejtim me makinat e vitit 2012, ndaj duhet të përpiqemi të kuptojmë. Kryesorja është që makinat të jenë gati për garën”, tha ai.
Ashtu si Ferrari, edhe Mercedes po has vështirësi dhe synimi është një i vetëm: përmirësimi i makinave dhe konkurrimi sa më shpejt me skuadrat e Meklarenit dhe Red Bullit.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni