Meksika e bëri më vaj kombëtaren e Francës. Kombëtarja e Meksikës shënoi fitore me rezultat 2:0 në kuadër të Grupit A dhe është shumë afër kalimit në tetën e finales së Kampionatit Botëror.
Një Meksikë që pak kush ka besuar se do të shënoi fitore ndaj Francës që hiqej favorite. Edhe njëherë u dëshmua se në futbollin e sotëm nuk ka favorit dhe as nuk luajnë emrat. Franca disi me komoditet i hyri ndeshjes me mentalitetin e fituesit se nuk do të kanë gjithaq vështirë me një Meksikë. Meksikanët i dolën dardhë me bishtë francezëve.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat të bardhë (0:0). Në periudhën e dytë të lojës, Meksika mrekulloi, ndërsa Franca ka parë minutat më të errët të saj.
Në minutën e 64-të, Marquez nga gjysma e fushës ka parë të vetmuar para 16-shit të Francës, Hernandez, i cili me shpejtësi të madhe futet në 16-sh, që kaloi edhe portierin Lloris dhe 1:0 për Meksikën. Futbollistët e Francës protestojnë se ishte pozitë jashtë loje, megjithatë gjyqtari vendosi se goli është i rregullt. Franca merr në thua dhe në minutat vijues bënë edhe një gaf të pafalshëm. Barrera dinak, në 16-sh pengohet nga futbollisti francez Abidal dhe penallti. Futbollisti Blanco i pagabueshëm nga penalltia dhe 2:0 në minutën e 79-të. Francezët shokohen dhe bëhen me vaj nga një humbje e papritur dhe që futi tmerrin edhe te tifozët e saj. Meksika arriti tri pikë e mëdha dhe renditet e dyta me katër pikë aq sa ka edhe i pari Uruaguai, ndërsa Franca është e treta me një pikë dhe është afër eliminimit nga botërorit.
Grupi A – rezultatet
Afrika e Jugut – Uruguai 0:3
Franca – Meksika
Tabela
1. Uruguai 2 2 0 3:0 4
2. Meksika 2 1 1 0 3:1 4
3. Franca 2 0 1 1 0:2 1
4. Afrika J. 2 0 1 0 1:4 1
Në xhiron e tretë takohen: me 22 qershor Meksika – Uruguai (16.00) dhe Franca – Afrika e Jugut (16.00).









