Home » Atletikë & Olimpiadë » Me nderime varroset legjenda e atletikes shqiptare, Jonuz Jonuzi

Me nderime varroset legjenda e atletikes shqiptare, Jonuz Jonuzi

Shumë qytetarë nga Maqedonia, Presheva e Kosova kanë marrë pjesë në varrimin e Jonuz Jonuzit, njërit nga atletët më të shquar të atletikës mbarëshqiptare.

Ai u varros të dielën në varrezat e qytetit me nderime të larta. Ne referatin kushtuar jetës dhe veprës u tha se Jonuz Jonuzi “ishte legjendë e atletikës mbarëshiptare i cili me rezultatet e tij la gjurmë jo vetëm në Kumanovë por edhe në arenën ndërkombëtare”.

Lajmi për vdekjen e Junuz Junuzit, në një moshë të re kishte tronditur të gjithë, por fati i jetës nga një sëmundje e rëndë dhe e shkurtër e deshi kështu që të shuhet jeta e një sportist të mirëfilltë.

Jonuz Jonuzi u lind më 5 qershor të vitit 1965 në Kumanovë në një familje tipike bujare shqiptare, i cili qysh në moshën 14 vjeçare filloi të merret me atletikë. Shumë shpejt u bë i njohur me rezultatet e tij edhe në arenën ndërkombëtare.

Gjatë karrierës së tij shumëvjeçare si anëtar i klubit të Atletikës nga Kumanova, si junior arriti të bëhet kampion i shumëfishtë në disiplina 800, 1500, 3000, 5 000 dhe 8 000 metra.

Jonuz Jonuzi si student në Fakultetin e Kulturës Fizike në Prishtinë dhe anëtar i klubit “Elektroekonomia” nga Obiliqi, (Kastrioti i sotëm) arriti të bëhet edhe kampion i Kosovës në të gjitha garat.

Për më se tetë vite ka qenë reprezentues i ish- Jugosllavisë duke triumfuar në shumë gara dhe duke u bërë fitues i shumëfishtë i “Krosit të Bardhë”, “Krosit të Borbës”, Krosit të “Politikës” në vrapim 8 km. Gjithashtu ka qenë kampion i Jugosllavisë në disiplinën 1500 në Celje të Sllovenisë.

Pas fillimit të shpërbërjes së ish Jugosllavisë, Jonuz Jonuzi, duke mos mundur t’i durojë padrejtësitë që bëheshin në sportin shqiptar, transferohet në klubin “Stade de Geneve” në Zvicër duke vazhduar me suksese dhe medalje të shumta.

Vlen të përmendet edhe pjesëmarrja në kampionatin e Shqipërisë në vitin 1993 duke zënë vendin e parë dhe njëkohësisht edhe fitues i Kupës së Maratonës në Tiranë. Pas pesë vitesh Jonuz Jonuzi nga Zvicra shpërngulet në Osnabryk të Gjermanisë duke jetuar dhe vepruar deri në çastet e fundit të jetës.

”Me rezultatet, rekordet dhe tiparet e tij ka lënë gjurmë të paharrueshme dhe të papërsëritshme. Jonuz Jonuzi ka qenë dhe do të mbetet idhull për shumë sportistë të rinj. Ndarja nga Jonuzi është një dhembje e thellë dhe e madhe për të gjithë ne, por fati e deshi kështu.

Megjithatë përballë dhembjes kemi krenarinë e një njeriu të madh që la gjurmë në sportin e atletikës. Kujtimi për Jonuzin nuk do të zbehet. I qoftë i lehte dheu i kësaj toke dhe qoftë i paharrueshëm kujtimi për të, u tha në referatin memorial kushtuar Jonuz Jonuzit.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

2 Responses to " Me nderime varroset legjenda e atletikes shqiptare, Jonuz Jonuzi "

  1. Urtina Jonuzi says:

    Kur te kujtoj shpirti me vajton kur te kur te shoh ne fotografi syri me loton a thua a esht enderr apo realitet nuk mundem te pajtohem me vdekjen tende xhaxhi im i dashur jam krenare qe te pata xhaxha por jam e vetmuar qe tani pran ste kam me mungon jasht mase kur te te vi te te vizitoj mbi varr me duket se te shoh por per fat te keq ti je nen te filloj te qaj me zemer e me shpirt se perse nuk je ne mesin ton familjar perse ket ver nuk te pritem me gezim si herave tjera por te pritem disi shumm me ndryshe te pritem me vaj per ty xhaxhi im i dashur duhet t’comentuar nat e dit sepse fjalet jan te pafundshme fjala ime e pafundshme esht Te Qoft I Leht Dheu Qe Ke Mbi me respekt dhe dashuri mbesa jote Urtina Jonuzi….:S:S:S

  2. Eljasa Mustafa says:

    Me dhembje të thellë mora vesh këtë lajm të hidhur. Ngaqë nuk kam pasur mëndësi të mar vesh më parë nga dikush për ate dhe po jap një koment kujtimi me vonesë.Të paktën është dashur të ma thotë dikush nga shokët dhe miqtë e gjeneratës sonë por ja që dheu i huaj (kurbeti) na largoi. Edhe e kam pasur shok dhe mik gjatë kohës së shkollës së mesme,ashtu edhe ngelëm, por fatkeqësisht na largo siç edhe e thash kurbeti i zi dhe shpresa për të fituar kafshatën pak më mirë. Ju shprhë ngushllimet më të sinqerta të gjith familjes Jonuzi dhe u bëj me dije se biri i tyre, vëllau, nuk e di a ka lënë fëmijë por nëse po atëher dhe prindi i tyre ka qenë një shembull të gjith ne dhe do të mbetet si tillë: Një personalitet që vështirë dhe shumë rrallë mundë ti gjesh në këtë botë të rrejshme. Jan të rrallë këta lloj njerzish nga që të rrallë dhe lindin e masandej siç thotë populli ynë se NJERËZIT E MIRË PAK JETOJNË POR SHUMË VEPROJNË. Jonuzit, mikut dhe shokut tim I QOFTË I LEHTË DHEU QË E MBULON e dhashtë zoti në botën e përhershme të jet i mbuluar me lulet dhe të mirat e PARAJSËS SË GJITHËHERSHME.

    Me rrespekt Eljasa Mustafa nga Likova aktualisht në Gjenevë të Zvicrrës.

Komentoni