Zyra e Federatës së Hendbollit të Kosovës, njoftoi se më 27 korrik, në orën 11.00, në Vjenë të Austrisë, do të tërhiqet shorti për kupat evropiane në hendboll.
Kosova përfaqësohet me katër klube: Prishtina, kampione, merr pjesë në kupën e EHF-it, Kastrioti i Ferizajt, fitues i kupës, do të garojë në kupën e fituesve të kupave evropiane (femrat), Kastrioti, kampion, merr pjesë në kupën e EHF-it dhe Besa Famiglia nga Peja, fitues i kupës do të luajë në kupën e fituesve të kupave (meshkujt).









