Home » Boks » Me 11 shtatorë do të boksojnë “Klitschko – Povetkin”

Me 11 shtatorë do të boksojnë “Klitschko – Povetkin”

Boksieri ukrainas, Vladimir Klitschko, do të mbrojë tre titujt e tij të botës në peshën e rëndë (IBF, WBO dhe IBO) në përballje me rusin Alexander Povetkin, shkruajnë mediumet e huaja të enjten.

Klitschko me Povektinin do të boksojë më 11 shtator në “Commerzbank Arena” të Frankfurtit. Kjo do të jetë përballja më e vështirë e karrierës për Klitschkon, pasi Povetkin njihet si boksier shumë cilësor dhe ka qenë kampion botëror e olimpik në peshën e rëndë në boksin amator.

“Povetkin është një kundërshtar mjaft i vështirë. Vetë fakti se ne të dy kemi qenë kampion olimpik flet për kualitetin e këtij dueli”, ka thënë Klitschko.

Klitschko 34-vjeçar kishte kërkuar një duel me britanikun David Haye, por pasi nuk është arritur marrëveshje, i është kthyer Povetkinit. Klitschko ishte kampion olimpik në peshën super të rëndë në “Atlanta 1996″, ndërsa Povetkin e fitoi të artën olimpike në “Athina 2004″, po ashtu në peshën super të rëndë.

“Arena në Frankfurt është një stadium gjigant dhe jam shumë i lumtur që atje do të organizojmë një duel të klasës së lartë”, ka thënë menaxheri i Klitschkos, Bernd Boente.

Klitschko në ringun profesionist ka bilanc prej 54 fitoreve (48 KO) dhe tri humbjeve. Ai më 20 mars të këtij viti e mposhti me nokaut në raundin e 12-të amerikanin Eddie Chambers.

Kundërshtari i tij i radhës rusi Povetkin 30-vjeçar, ka 19 fitore nga po aq duele. 14 prej tyre Povetkin i fitoi me nokaut. Duelin e fundit boksieri rus e fitoi më 13 mars të vitit 2010 kundër meksikanit Javier Mora, me nokaut në raundin e pestë.

“Unë do të marrë titujt nga Klitschko. Këtë e premtoj”, ka thënë Povektin.

Pesha e rëndë në vitet e fundit është dominuar nga vëllezërit Klitschko. Vladimir Klitschko ka titujt IBF, WBO dhe IBO, ndërsa vëllai i tij i madh Vitaly Klitschko është pronar i brezit WBC.

Stadiumi i futbollit “Commerzbank Arena” në Frankfurt ka kapacitet prej 54 mijë ulëseve.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni