Ndeshja e paraparë të zhvillohet të mërkurën mbrëma në mes Kosovës së Vushtrrisë dhe Dritës së Gjilanit, me marrëveshjen e klubeve do të zhvillohet me 10 shkurt, në orën 18.00, në palestrën e sportit në Vushtrri.
Komisari i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Nazmi Paçarada, ia ka lehtësuar arkën për 200 euro më pak Big Brother Bashkimit nga Prizreni.
Përderisa BB Bashkimi gjobitet me 200 euro, me shuma simbolike, pra 50 euro dënohen edhe dy basketbollistë. Është fjala për Mehmetin e BB Bashkimit dhe Petronicin e Bambit. Në përgjithësi komisari i garave javën e 18-të e vlerësojë si të suksesshme dhe pa ndonjë incident serioz.









