Sllovenia Tina Maze, ka shënuar fitore në garën e fundit të këtij stinorit në disiplinën lëshim e cila u zhvillua në Garmish-Partenkirhen, ndërsa gjermania Kathrin Hölzl doli fituese e Globit të vogël të kristaltë në këtë disiplinë alpine.
Tina Maze, deri tek fitorja e saj e parë në këtë stinor, gjegjësisht fitorja e nëntë në karrierë erdhi me kohën e përgjithshme prej 2:10.72 minuta. Maze për 3 të qindtat ishte më e shpejtë se Kathrin Hölzl.
Për gjermanen kjo ishte e mjaftueshme që të del fituese e përgjithshme e kësaj disipline dhe të merë Globin e vogël të kristaltë, pasi austriakja Kathrin Zettel, e vetmja që mundeshe ta rrezikojë u rendit në pozitën e nëntë.
Krahas sllovenes Maze dhe Hölzl vend në piedestal kishte siguruar edhe Maria Riesch e cila në renditjen e përgjithshme tani ka ngushtuar epërsinë e amerikanes Lindsey Vonn e cila në rrëshqitjen e parë u largua nga gara. Vonn në dy gara para fundit të kampionatit ka 165 pikë më shumë se Riesch.
Finalja e Kupës së botës në qendrën gjermane Garmish – Partenkirhen, do të vazhdojë të premten me disiplinën “Super G”, ndërsa të shtunën në program është gara e fundit e këtij sezoni ajo e sllallomit.
Renditja
1. Tina Maze (Sllovenia) 2:10,72
2. Kathrin Hölzl (Gjermania) 0,03
3. Maria Riesch (Gjermania) 0,21
4. Viktoria Rebensburg (Gjermania) 0,44
5. Andrea Fischbacher (Austria) 0,80
6. Maria Pietilä-Holmner (Suedia) 0,97
7. Taina Barioz (Franca) 1,07
8. Denise Karbon (Italia) 1,27
9. Kathrin Zettel (Austria) 1,34
10. Giulia Gianesini (Italia) 1,49
Renditja përfundimtare
1. Kathrin Hölzl (Gjermania) 471
2. Kathrin Zettel (Austria) 394
3. Tina Maze (Slovenia) 372
Pikët e përgjithshme në kupën e botës
1. Lindsey Vonn (ShBA) 1571
2. Maria Riesch (Gjermania) 1406
3. Anja Paerson (Suedia) 1002









