Mërgim Mavraj është zverdhur në minutën e 86-të të ndeshjes në ballafaqim me skuadrën e Schalkes 04.
Takimi mes Bochumit dhe Schalkes përfundoi me rezultat 2:2, në kuadër të javës së 19-të të Kampionatit të Gjermanisë në futboll. Mavraj ka meritë të madhe që skuadra e Bochumit arriti ta ndalë një pikë.
Futbollisti shqiptar luajti 90 minuta dhe ka pasur paraqitje të mirë. Golat për Bochumin i shënuan futbollistët Hashemian (82’) e Sestak (90’), ndërsa për Schalke 04 realizuan Sanchez (5’) e Kuranyi (42’).
Skuadra e Bochumit më këtë pikë të fituara radhitet në pozitën e 13-të me 20 pikë, ndërsa Schalke 04 zë vendin e tretë me vetëm 38 pikë. /botasot









