Mërgim Mavraj me skuadrën e Bochumit u kthyen me tri të mëdha nga Hannoveri.
Bochumi shënon fitore me rezultat 3:2 ndaj Hannoverit, në javën e 17-të të elitës së futbollit gjerman.
Mërgim Mavraj luajti 90 minuta dhe ka qenë më i mirë se Valdet Rama që luajti prej minutës së 68-të në radhët e Hannoverit.
Mavraj ka pasur angazhim të jashtëzakonshëm në fushë dhe këto tri pikët e fituara janë në çastet e duhura. Bochumi më këto tri pikë kalojë në vendin e 14-të me 16 pikë, ndërsa Hannoveri zë vendin e 13-të me 17 pikë.









