Shqiptari Mërgim Mavraj ka për çka të lavdërohet sepse me Bochumin e kanë mposhtur si udhëtues befasisht skuadrën e Hamburgut.
Bochumi shënoi fitore me rezultat 1:0, e cila është siguruar në minutën e 77-të nga futbollisti Grote. Mavraj luajti shkëlqyeshëm për 90 minuta, duke dëshmuar me futbollistët e skuadrës së tij lojë maestro, për çka edhe ka dhënë rezultat në importimin e tri pikëve të rëndësishme dhe që edhe më tutje e mbajnë në vendin e 17-të me 11 pikë.
Ndërsa Hamburgu ia pa sherrin kësaj humbje sepse e ka zbritur në vendin e pestë me 23 pikë. Mavraj kohët e fundit po zë vend si titullar dhe po dëshmohet me lojë në vijën e sulmit.
Me këtë fitore Bochumi i Mavrajt ka kthyer vetëbesimin dhe pret në javët e ardhshme t’i shmanget fundit të renditjes së tabelës.
Rezultatet
Dortmund – Mainz 0:0
Freiburg – Werder 0:6
Frankfurt – Mönchengladbach 1:2
Köln – Hoffenheim 0:4
Schalke 04 – Hannover 96 2:0
Stuttgart – Hertha 1:1
Wolfsburg – Nürnberg 2:3
Hamburg- VfL Bochum 0:1
Bayern – Leverkusen 1:1
Tabela
1. Leverkusen 13 7 6 0 26:9 27
2. Werder 13 7 5 1 29:10 26
3. Schalke 04 13 7 4 2 21:12 25
4. Hoffenheim 13 7 2 4 24:11 23
5. Hamburg 13 6 5 2 27:17 23
6. Mainz 13 6 4 3 19:17 22
7. Bayern 13 5 6 2 19:11 21
8. Wolfsburg 13 6 3 4 25:23 21
9. Dortmund 13 4 6 3 13:15 18
10. Hannover 96 13 4 4 5 16:16 16
11. Frankfurt 13 4 4 5 14:20 16
12. Mönchengladbach 13 4 3 6 15:21 15
13. Freiburg 13 4 1 8 16:30 13
14. Nürnberg 13 3 3 7 12:20 12
15. Köln 13 3 3 7 7:15 12
16. Stuttgart 13 2 5 6 11:16 11
17. VfL Bochum 13 3 2 8 13:25 11
18. Hertha 13 1 2 10 8:27 5 /botasot









