Shqiptari Mërgim Mavraj luajti 90 minuta, por nuk arriti me skuadrën e Bochumit që ta mposhtin Kölnin.
Skuadra e Bochumit barazoi para shikuesve me rezultat 0:0, në ndeshjen e javës së 14-të të Kampionatit të Gjermanisë në futboll. Bochumi ishte llogaritur favorit, por si duket diçka nuk është duke i shkuar mbarë në ndeshjet e fundit.
Ky barazim Bochumin e Mavrajt e fut në pozitë edhe më të vështirë në tabelën e klasifikimit pikërisht në vendin e 16-të me 12 pikë të tubuara. Mavraj pati paraqitje të mirë, por ka qenë vështirë të thyhet mbrojtja shumë e fortë e rivalit./botasot
Kölni konsideron se ka marrë një pikë të rëndësishme, e cila e llogarit në vendin e 13-të me 13 pikë të tubuara.









