Home » Formula 1 » Massa: Është ende herët për të folur

Massa: Është ende herët për të folur

Felipe Massa ka lënë pas gjithë kundërshtarët në testet e Valencias, duke dominuar paradite dhe pasdite me Ferrarin e tij te ri.

Koha më e mirë e brazilianit ishte 1:12:574, ndërsa Michael Schumacher vjen menjëherë pas tij me kohën 1:12:947.

Schumi ka zhvilluar 40 xhiro duke dhënë kohë më të mira se shoku i skuadrës Nico Rosberg, i cili nuk zbriti dot poshtë kohës 1:13:543. Testet, e ku marrin pjesë edhe makinat Williams, McLaren e Renault, do të vazhdojnë ditën e mërkurë. “Jam i kënaqur për punën e bërë.

Bëmë shumë kilometra pa pasur asnjë problem. Ndjesitë e para janë pozitive pasi makina është e lehtë për t’u drejtuar. Është ende herët për të folur por mendoj se ky është një fillim i mirë”, thekson Massa.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni