Futbollistët e Manchester Unitedit dëshmuan super-lojë në miqësore në përballje me Celtic-un nga Skocia, të cilën e mposhtën me rezultat 3:1. Ndeshja është zhvilluar në stadiumin e futbollit në Toronto të Kanadasë.
Manchester Unitedi kaloi në epërsi në pjesën e parë pikërisht në minutën e 34-të me golin e futbollisti Berbatov. Pjesa e dytë ka qenë shumë më dinamike dhe me shumë gola. Celtic-u barazoi shifrat 1:1 me golin që ka realizuar futbollisti Samaras në minutën e 61-të nga penalltia. Në 12 minutat e fundit të ndeshjes, “Djajtë e kuq” dëshmuar formën e tyre dhe arritën të shënojnë edhe dy gola.
Për rezultatin 2:1 ka shënuar futbollisti Welbeck në minutën e 79-të dhe për ta dyfishuar rezultatin në 3:1 realizoi Cleverley në minutën e 86-të. Manchester Unitedi dëshmoi se është qysh tashmë i gatshëm për sfidat e premierligës sikurse edhe Celtic-u me gjithë humbjen pati paraqitje mjaft të mirë.










Manutd the best club in the world te lumt united te dua shummmmmmmmmmmmmmmmmmmm jeni me te miret ju dua te gjithve o zote po kjo ka qen e ditur se united do fitoj bravo bravo
UNITED FOREVER