Home » Liga e Kampionëve » Manchester Unitedi më i qetë përballë Milanit

Manchester Unitedi më i qetë përballë Milanit

Gjiganti i futbollit anglez, Manchester Unitedi, merr frymë më lehtë, është më i qetë për faktin se ka epërsinë e rezultatit të ndeshjes së parë 3:2 si udhëtues në përballje me Milanin, në tetën e finales së Champions League.

Kjo epërsi si mysafire për djelmoshat e trajnerit Ferguson është kapital i madh, pasi në ndeshjen e kthimit e ka edhe përparësinë e fushës së vet. Milani nuk ka se çka të humbë dhe trajneri Leonardo do të përdorë strategjinë e lojës sulmuese që të shënojë sa më parë gol.

Ndeshja në mes Manchester Unitedit dhe Milanit, do të zhvillohet të mërkurën mbrëma, në orën 20.45, e cila pritet me kureshtje të jashtëzakonshme nga mbarë adhuruesit evropian e më gjerë. Bastet e favorizojnë së tepërmi Manchesterin, ku disa prej tyre i kanë dhënë koeficientin 1.70 për fitore kësaj skuadre, barazimit 3.55 dhe 4.95 në rast se fiton Milani.

Sa është reale ky favorizim aq i tepruar i Manchesterit, kur dihet se Milani është skuadër që dinë të fitojë edhe jashtë fushës së vet. Nga ana tjetër, po të mërkurën, në orën 20.45, klubi mbretëror, Real Madridi është i mobilizuar për fitore kundër Lyonit.

Ronaldo, Kaka, Higuain të etshëm t’i hakmerren skuadrës së Lyonit për humbjen në ndeshjen e parë me shifrat 1:0. Reali do të vërsulet më të gjitha forcat kundër Lyonit të papërshtatshëm, por që të gjithë në klubin mbretëror janë të bindur se do të kualifikohen në çerekfinalen e madhe. Mbretërve fortë nuk iu shkon me Lyonin, por këtë herë besojnë në potencialin e futbollistëve që kanë dhe të bindur se do të shkatërrojnë me lojë dhe gola Lyonin.

E mërkurë

Manchester United-Milan 20.45

Real-Lyon 20.45 /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni