Gazeta sportive spanjolle, “AS”, shkruan se mesfushori defanziv i Real Madridit, Lassana Diarra nuk përjashtohet mundësia që edhe përfundimisht të largohet nga skuadra mbretërore në drejtim të gjigantit anglez, Manchester United-it.
Sipas kësaj gazete, Manchester Unitedi ka shprehur interesim mbi futbollistin francez dhe njëherësh ka ofruar afro 25 milionë euro.
Ky futbollist pasi ka humbur edhe besimin tek Pellegrini, që ka pasur në fakt edhe pak minutash në kampionat, gjasat janë reale që të largohet nga “Santiago Bernabeu”.
Real Madridi e kishte blerë Diarrën në afatin kalimtar dimëror në vitin 2008, për 20 milionë euro. Së fundmi, mesfushori ishte thirrur nga Raymon Domenech në kombëtaren Franceze. Mbetet të shihet sesi do të vendoset e ardhmja e këtij futbollistit, do të shkojë në Manchester United apo gjetiu…









