Home » Xhudo » Majlinda nuk shkon në Moskë

Majlinda nuk shkon në Moskë

Xhudistja më e mirë në botë për U-20, Majlinda Kelmendi, në kategorinë 52 kg edhe përfundimisht ka hequr dorë nga pjesëmarrja në garën ndërkombëtare “Grand Slam”, e cila mbahet nga data 2-4 korrik në Moskë të Rusisë.

Po cilat janë arsyet e dorëheqjes nga kjo garë? “Thjeshtë lodhja e Majlindës ka bërë të heqim dorë nga kjo garë që nuk e konsideroj që është shumë e rëndësishme. Kemi vendosur të pushojmë paksa Majlindën dhe të përgatitem për sfidat e radhët që e presin, siç është Kampionatit Botëror që mbahet në muajin shtator në Japoni”, tha Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës.

Në pyetjen drejtuar Kukës, a mos vallë konkurrencës së fortë ia kanë pasur frikën në Moskë? Ai tha: Jo. Nuk është fjala për konkurrencë të fortë, por thjeshtë iu kemi shmangur paksa edhe procedurave të vështira që janë për sigurimin e vizave. Më e mira e të mirës është që të pushojë Majlinda, të marrë frymë më lehtë dhe të jetë më e përgatitur për garat të ardhme ndërkombëtare”, kështu arsyetohet Kuka.

Majlinda është kandidate për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Londër që mbahen në vitin 2012.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni