Home » Xhudo » Majlinda nis garën e parë për normë olimpike

Majlinda nis garën e parë për normë olimpike

Ministri i sportit të Kosovës, Lutfi Haziri, në kabinetin e tij priti kampionen e botës për U-20 në xhudo, Majlinda Kelmendin.

Ai i dha mbështetje të fuqishme Majlindës dhe përgëzoi për të gjitha rezultatet e deritashme në sferën ndërkombëtare. Majlinda Kelmendi nga dita e mërkurë (më 5 maj e deri të dielën) do të nisë garën e parë për normën Olimpike, e cila do të zhvillohet në Tunizi.

“Të mërkurën ose të enjten në Tunizi mbahet gara e parë “Grand Prix” për normë olimpike dhe shpresojmë se Majlinda do të nisë mbarë. Deri në mbajtjen e Lojërave Olimpike në Londër të vitit 2012 së paku do të zhvillohen 20-30 gara për normë olimpike”, ka thënë drejtori sportiv i Federatës së Xhudos të Kosovës, Driton Kuka. Majlinda do të garojë për normë Olimpike në emër të Republikës së Kosovës.

“I është lejuar Majlindës në emër të Kosovë të garojë për normë Olimpike dhe si Kosovë do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike”, tha Kuka.

Ministri Haziri ditën e martën e cilësoi si ditë shumë e mirë.

“Ka qenë ditë fortë e mirë. Si Ministri do të mbështesim çdo agjendë të Majlindës në garat ndërkombëtare. Majlinda është simbol i fitoreve, i sukseseve, konkurruese dhe krenaria e Republikës së Kosovës”, tha Haziri.

Ministri tha se Majlinda është kandidate për Lojërat Olimpike në Londër dhe shpreson se do të arrijë normën që të jetë pjesë e kësaj ngjarjeje më të madhe botërore ne vitin 2012 në Londër të Anglisë. Ndërkaq, Majlinda Kelmendi është krenare që ministri Haziri i dha mbështetje të fuqishme dhe premtoi rezultate të mira.

“Jam e lumtur që e kam përkrahjen e institucioneve, përkatësisht të Ministrisë së Sportit të Kosovës”, tha Majlinda.

Ndërkohë, ministri Haziri rikujtoi se edhe në të kaluarën Republika e Kosovës ka pasur emra të mëdhenj që kanë prurë medalje olimpike, si boksieri Luan Krasniqi, i cili është me nënshtetësi gjermane, pastaj ish-boksieri Aziz Salihu, po ashtu edhe mundësi Shaban Sejdiu, që është me nënshtetësi maqedonase. Nuk ka harruar pa përmendur edhe Mehmet Bogujevcin nënkampion bote në boksin amator, Afrim Majancin, Agim Latifin etj.

Sporti nuk është peng i politikës

Ministri Haziri tha se sporti nuk është peng i politikës. Sipas tij do të ndryshojë edhe strategjia e politikës së ndërkombëtarizimit.

“Sporti nuk është peng i politikës. Sporti është problem legal. E dini edhe Zvicra nuk ka qenë pjesë e OKB-së, por ka pasur në qytetet e veta dy selitë e asociacioneve më të mëdha të futbollit botëror, UEFA-në dhe FIFA-në”, theksoi Haziri.

Ai në vazhdim tha se federatave sportive të Kosovës në një takim të posaçëm që ka pasur me to, ua ka tërhequr vërejtjen se marrëveshjet, kurdisjet e lojërave nuk do t’i tolerojë. Sipas tij kurdisjet e rezultateve janë vepër penale. Kryetari i Federatës së Xhudos të Kosovës, Agron Kuka, falënderoi Ministrin për pritje dhe premtoi se do të vazhdojnë me suksese të reja. /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni