Home » Xhudo » Majlinda Kelmendi në mesin e sportistëve Bold e Felps

Majlinda Kelmendi në mesin e sportistëve Bold e Felps

Agjensioni më i fuqishëm medial botëror BBC nga Londra, vendi ku do të mbahet Olimpiada 2012 kanë nisur një Projekt Medial dy vjeçar për 25 sportistë nga mbarë bota në lidhje me përgatitjet për Lojërat Olimpike Londra 2012.

“Ditë më parë ekipi i BBC ishte në Kosovë për të filmuar detaje nga jeta dhe stërvitjet e kampiones tonë botërore për juniore Majlinda Kelmendi dhe kjo është fillimi i këtij projekti dy vjeçar.

Majlinda Kelmendi është në mesin e sportistëve siç janë Majkel Felps dhe Usain Bolt. Sportistja jonë e cila shumë respektohet në botë si kurrë më parë ka nevojë për përkrahje nga donatorët sepse është e vetmja kampione botërore që s’ka të ardhura nga askush”, tha drejtori i Federatës së Xhudos së Kosovës, Driton Kuka.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni