Xhudistja më e mirë shqiptare, Majlinda Kelmendi, është eliminuar në xhiron e dytë të kampionatit zyrtar evropian që po mbahet në Vjenë.
Kelmendi ka mbrojtur ngjyrat e Shqipërisë në garat evropiane, në konkurrencën deri 52 kg, ka fituar një dhe ka humbur një duel në takamin e dytë. Në xhiron e parë, pejania e ka mposhtur rumunen, Andreea Florina Catuna, por në xhiron e dytë është mposhtur nga francezja, Penelope Bonna, e cila kishte arritur në gjysmëfinale të kësaj konkurrence.
Drejtori sportiv i Federatës së Xhudos së Kosovës, Driton Kuka, tha: “Majlinda është dëmtuar shumë rëndë nga gjyqtari portugez. Ai ka ndëshkuar dy herë me karton të verdhë Majindën dhe një herë rivalen e saj, Andreea Florina. Këto ndëshkime kanë ardhur me shumë si pasivitet që kanë pasur në ballafaqim. Majlinda ka pasur paraqitje të mirë, sikur të ishte gjykimi korrekt ajo do të ishte e renditur në finale dhe do të merrte edhe të paktën medalje”, tha Kuka.
Ndërkaq, Majlinda, nuk është e kënaqur me paraqitjen që ka pasur në Vjenë të Austrisë.
“Deri 40 sekonda pa përfunduar dueli rezultati ka qenë baras dhe ato çaste gjyqtari më ndëshkojë në mënyrë shumë të padrejtë. Ky ndëshkim ishte edhe shkaku që pësova humbje. Nuk jam e kënaqur aq me paraqitjen time, megjithatë ishte një përvojë e mirë”, tha Majlinda. /botasot









