Home » Xhudo » Majlinda e artë në kupën evropiane TOP A

Majlinda e artë në kupën evropiane TOP A

Xhudistja Majlinda Kelmendi (52 kg) bëri mrekullinë e radhës në garat evropiane. Ajo në Kupën Evropiane TOP A për juniore fitoi medaljen e artë.

Ky aktivitet është mbajtur në Austri dhe ka qenë konkurrencë shumë e fortë. Përveç Majlindës, edhe Nora Gjakova (57 kg) ka dëshmuar luftë interesante dhe në finale pësoi humbje nga francezja. Nora arriti të stoliset me medalje të argjendtë dhe më pak fat ka mundur të fitoi edhe të artën. Majlinda në finale ka mposhtur izraeliten Cohen.

“Majlinda edhe njëherë dëshmoi se është e pa konkurrencë në kupën evropiane.Kjo medalje, kjo fitore është e madhe për Majlindën, pasi ka rritur moralin për kupën evropiane për seniore e cila mbahet javën e ardhshme në Talin të Estonisë. Edhe Nora u dëshmua shumë e fortë dhe ka mposhtur rivale shumë të forta. Edhe dy xhudiste tjera të reja, Distria e Leutrime Krasniqi lanë përshtypje të mira dhe befasuan të gjithë me paraqitje. Në përgjithësi jam i kënaqur me paraqitjen e garuesve të mija në kupën evropiane TOP A në Austri”, tha Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës. /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni