Home » Xhudo » Majlinda dhe Nora luftojnë për medalje

Majlinda dhe Nora luftojnë për medalje

Si zakonisht, edhe këtë herë, përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, ka thënë se nga xhudistja Majlinda Kelmendi (52 kg) e Nora Gjakova (57 kg) pret medalje në kupën evropiane TOP A për juniore, e cila zhvillohet në fundjavë në Leibnitz të Austrisë.

“Gara do të jetë shumë e fortë, pasi marrin pjesë 30 kombëtare nga vendet e ndryshme të Evropës. Kosova përfaqësohet me katër garuese: Distria Krasniqi (48 kg), Leutrime Krasniqi (52 kg), Majlinda Kelmendi (52 kg) e Nora Gjakova (57 kg).

Fatkeqësisht mungojnë dy garues: Akil Gjakova dhe Lirona Hoxha, të cilët nuk kanë mundur të pajisen me viza”, tha Kuka. Përzgjedhësi Kuka se gjasat për medalje kanë Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova.

“Duke e ditur potencialin dhe formën e secilës xhudiste, natyrisht se medalje pres nga Majlinda dhe Nora. Dy garuese të tjera, Distria e Leutrimja do të përballen me një konkurrencë shumë të fortë dhe kjo garë do të iu shërbej si përvojë për të ardhmen. Distria e Leutrimja janë 15-vjeçare dhe potencial i mirë i të ardhmes. Në përgjithësi xhudistet janë të përgatitura dhe nga secila pres maksimumin”, ka thënë Kuka.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni